?Toyota Auris HSD?
Prodhuesi i njohur i automobilave, “Toyota”, është i bindur se teknologjia hibride është ardhmëria e motorëve klasikë, prandaj në dhjetëvjetëshin e ardhshëm do të lansohen versionet hibride të të gjitha modeleve në ofertë. Në fillim të qershorit, është paraqitur në treg automobili “Toyota Auris HSD”, i pari në vargun e këtyre automobilave ekologjikë. Kompakti japonez përdor të njëjtin sistem “Hybrid Synergy Drive”, i cili tanimë është dëshmuar në modelin aktual “Toyota Prius”, prandaj nuk habit fakti që, me harxhime mesatare prej 3,8 litrash për 100 km dhe me lirim të dyoksidit të karbonit prej 89 g/km, është modeli më i kërkuar i klasës së vet.
Këtyre përmirësimeve u shtohen edhe të tjerat: ndryshimet aerodinamike në karroceri, disqet me goma me rezistencë të vogël, si dhe servo-timoni i ndryshëm. Në vozitje, “Toyota Auris HSD” është shumë i ngjashëm me hibridin më të shitur në botë. Fuqia e kombinuar e motorit të benzinës dhe elektromotorit, prej 136 kuaj-fuqi, mundëson një performancë solide, por për shkak të ndërruesit të shpejtësive “CVT”, motori është goxha i zhurmshëm me rastin e vozitjes dinamike, prandaj shoferit dhe udhëtarëve u konvenon një vozitje më e ngadalshme, për të cilën edhe është bërë ky model.
Përpos metodës klasike të vozitjes, ky automobil mundëson edhe tri alternativa – ‘Eco’, ‘Power’ dhe ‘Ev’. Metoda ‘Eco’ e bën pedalin e shpejtësisë më pak të ndjeshme, duke aktivizuar edhe një punë më ekonomike të pajisjes së klimës, derisa metoda ‘Power’ përmirëson ndejshëm reagimin në shtypjen e pedalit të shpejtësisë, duke lënë përshtypjen e një performance më të mirë. Me metodën ‘Ev’ vozitet vetëm me elektromotor, por vetëm deri në 50 km/h, respektivisht deri në një distancë prej 2 km. Një vozitje e tillë, në fillim kërkon një përqendrim të madh, meqë çdo shtypje më e fuqishme e pedalit të shpejtësisë, kyçë edhe motorin e benzinës.
Hibridi “Toyota Auris” shfrytëzon sistemin e dëshmuar “Hybrid Synergy Drive”, i cili përbëhet nga motori i benzinës me vëllim 1,8-litra, elektromotori, bateria e fuqishme hibride dhe ndërruesi i shpejtësive ‘CVT’. Fuqia e përbashkët e këtyre dy motorëve është 136 kuaj-fuqi, e cila bartet në rrotat e përparme. Bateria mbushet sa herë që automobili ndalet, apo ngadalëson shpejtësinë, ku mbushja e saj mund të përshpejtohet deri diku me anë të funksionit i cili përshpejton frenimin me motor të benzinës.
Në mënyrën e kombinuar të vozitjes, “Toyota Auris HSD” mesatarisht harxhon 3,8 litra benzinë për 100 km dhe liron 89 g CO2 për kilometër, ku mund të thuhet se këto janë vlerat më të mira në klasën kompakte. Çmimi fillestar i modelit “Toyota Auris HSD” është 24.000 euro, sa kushton “Toyota Auris HSD” me pakon e pajisjeve “Luna”.
Komente
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- Automobili i ri “Porsche 911 Cabrio”
- “Lancia Ypsilon Black&Red”, përbindëshi kuqezi
- “Renault Twingo” i ri në Frankfurt
- “Lamborghini”, me edicione të tjera speciale
- “Opel” vjen me një automobil koncept dedikuar të rinjve
- “Hyundai” vjen me automobilin e ri “i30”
- “Lamborghini Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale”
- Koncepti “Mercedes F 125!” në Sallonin e Frankfurtit
- ‘Hyundai Genesis Coupe’, thjesht i patëmetë
- Koncepti më i ri nga ‘Audi’ – ‘Urban’
- ‘Ferrari 458 Italia Spider’
- Testimi i ‘Opel Amperas’
- Yjet e BMW që do t’ju lënë pa frymë
- Premiera e modelit Fiat “panda”
- “2012 Volvo S60 T6 AWD R-Design”
- Përfundimisht paraqitet automobili “2013 Volkswagen Up!”
- ‘Opel Insignia 2012’ - me motor të ri dhe me karakteristika kulmore
- Paraqitet modeli i fundit i “Lamborghini”-t



ad_d.jpg)


me pas pare wlla ne ven e kisha ble se me pelqejn Toyota. Ju pershendes Tina