?Toyota iQ?, i vogël, por jo për nga vlera
Për këtë shkak, “Toyota” na ofron një automobil të vogël, ku duhet të përcaktoheni midis rendit të dytë të ulëseve dhe gepekut. Bëhet fjalë për automobilin “Toyota iQ”, i cili në shikim të parë duket si një lodër paksa më e madhe, sesa si një automobil i vogël. Megjithatë, ky model është shumë më shumë sesa një lodër. Ai paraqet kulmin e teknologjisë japoneze, në kërkim të një zgjidhjeje radikale për tollovitë e qyteteve dhe mungesës së vendit të parkimit. Është një automobil në të cilin shfrytëzohet çdo cm katror. “Toyota iQ” është më i shkurtë se 3 metra, por nuk është as i ngushtë, e as i ultë. Pamja katrore ka një qëllim, meqë në të ka mjaft gjerësi dhe lartësi. Sikur të mos e kishit parë nga jashtë, kur jeni brenda, keni përshtypjen se jeni në një veturë më të madhe. Përpara ka mjaft vend për një vozitje të rehatshme, por nëse keni udhëtarë edhe në ulëset e pasme, atëherë thuajse nuk do të keni aspak vend për bagazh. Por, nëse i palosni ulëset e pasme, atëherë do të fitoni një gepek me vëllim prej 242 litrash.
Duhet pasur parasysh se kjo veturë nuk është bërë për pesë udhëtarë, por zakonisht vetëm për dy.
Enterieri
Enterieri i kësaj veture është shumë i mirë. Pamja e tij është futuristike, me konsolin qendror në formë trekëndëshe, mbi të cilin gjendet një ekran i vogël, e nën të gjendet hyrja për CD. Aty afër gjenden edhe komandat për pajisjen e klimës. Prapa timonit të vogël, të veshur me lëkurë, gjendet tabela komanduese e ndarë në dy pjesë jo të barabarta. Majtas gjendet ekrani me treguesin digjital të rezervuarit, me orë dhe kompjuter, e djathtas gjendet matësi i shpejtësisë dhe matësi i vogël i rrotullimit. Ulëset kanë një konstrukt të veçantë. I është kushtuar kujdes hapësirës së vogël, prandaj ulëset janë më të holla, por kjo nuk dmth se nuk janë komode, përkundrazi.
Enterieri është bërë ashtu që shoferi dhe udhëtari i përparmë të kenë hapësirë të mjaftueshme për këmbë.
Motori dhe harxhimet
“Toyota iQ” ka një motor ekonomik të benzinës me tre cilindra, me vëllim 1,0 litër, i cili ka marrë shpërblimin për motor të vitit në kategorinë e motorëve me këtë vëllim. Ky motor zhvillon 68 kuaj-fuqi, gjë që mjafton në kushte normale.
Ajo që duhet theksuar, është se harxhimet janë sjellë në minimum, ku sipas të dhënave zyrtare, ato janë mesatarisht 4,3 litra për 100 km, falë edhe motorit, i cili mundëson punën me shumë pak rrotullime në minutë. Në të vërtetë, indikatori për ndërrimin e shpejtësisë ju kalon te shpejtësia e pestë qysh në 50 km/h. Kështu i vogël
dhe në shikim të parë i pafuqishëm, automobili “Toyota iQ” në testin “EuroNCAP” ka marrë rrafsh pesë yje, gjë që është dëshmi e përpjekjeve të japonezëve që të prodhojnë me të vërtetë një automobil të mirë e të vogël. Në treg kryesisht ofrohet në variantin me motor të benzinës, por me dy lloje. Përpos motorit me vëllim prej 1,0 litra, në dispozicion është edhe motori me 1,33 litra, i cili zhvillon 99 kuaj-fuqi. Për dallim nga modelet tjera të “Toyota”-s, opsionet e pajisjeve te automobili “iQ” kanë emra interesantë: iQ, iQ2 dhe iQ3.
Çmimi
Çmimi fillon prej 13.900 euro për modelin me motor 1,0 litra, me dy ulëse, e shkon deri në 17.900 euro, sa kushton modeli me motor 1,33 litra, me pakon më të pasur të pajisjeve. Në ofertë janë tri pako të pajisjeve: Style, Sport dhe Cockpit. Pajisja serike e modelit “iQ”, përpos tjerash përfshin edhe ABS, BA (ndihma në frenim), EBD (shpërndarja elektronike e fuqisë së frenimit), TRC (kontrolli i rrëshqitjes së rrotave), VSC+ (stabiliteti), etj.
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- Automobili i ri “Porsche 911 Cabrio”
- “Lancia Ypsilon Black&Red”, përbindëshi kuqezi
- “Renault Twingo” i ri në Frankfurt
- “Lamborghini”, me edicione të tjera speciale
- “Opel” vjen me një automobil koncept dedikuar të rinjve
- “Hyundai” vjen me automobilin e ri “i30”
- “Lamborghini Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale”
- Koncepti “Mercedes F 125!” në Sallonin e Frankfurtit
- ‘Hyundai Genesis Coupe’, thjesht i patëmetë
- Koncepti më i ri nga ‘Audi’ – ‘Urban’
- ‘Ferrari 458 Italia Spider’
- Testimi i ‘Opel Amperas’
- Yjet e BMW që do t’ju lënë pa frymë
- Premiera e modelit Fiat “panda”
- “2012 Volvo S60 T6 AWD R-Design”
- Përfundimisht paraqitet automobili “2013 Volkswagen Up!”
- ‘Opel Insignia 2012’ - me motor të ri dhe me karakteristika kulmore
- Paraqitet modeli i fundit i “Lamborghini”-t




ad_d.jpg)


Komente