description

“Toyota RAV4 2.2 D-4D”

Publikuar: E marte 22 Nëntore 2011, 20:30 0 Komente

“RAV” (recreative active vehicle – automjet rekreativ aktiv) ka lindur si një “Land cruiser” i vogël. Ishte automobili i parë evropian SUV (në vitin 1994), respektivisht sovrani absolut i mbretërisë së automobilave kompaktë të terrenit.

Por, armiku (konkurrenca) nuk flenë. Të gjithë tani kanë “crossover”-a (kategorizim i ri). „Toyota“-s i duhet që të veprojë. “RAV” ka fituar një tërheqje 4x4 me mbylljen e diferencialeve, në mënyrë që të dallohet nga konkurrentët.

 

Pamja e jashtme

Gjenerata e tretë e ristilizuar ka një pjesë të përparme më të hijshme, me fare më të holla. Aty janë edhe dritat sinjalizuese në retrovizorë dhe dritat e pasme LED. Kur merren parasysh të gjitha, përshtypja që krijohet është e mirë.

 

Enterieri

Enterieri është shumë kualitativ. Karriget dhe mbështetëset e dyerve janë të stolisura me alkantër (lloj materiali) luksoze, që është pjesë e pakos „Elegant“. Materialet janë solide, por zyrtarët e kompanisë „Toyota“ thonë se ato mund të ishin më të mira, sikur të mos përdoreshin materialet e ricikluara. Tabela e instrumenteve ka dritë të hirtë, me nuanca të ngjyrës së kaftë. Ajo duket elegante edhe pse ngjyrat paksa më të gjalla do të ishin më se të mirëseardhura.

Megjithatë, shoferi ka një ndjenjë “të nxehtë” sepse komandat dhe tastet (butonat) i ka afër. Timoni të lë pa frymë, sepse ka një dizajn sportiv. Ai është shumë preciz dhe stabil.

“RAV” është një automobil i cili të bën për vete në shikim të dytë. Komandat nuk janë aq të buta, prandaj duhet mësuar me to. Por, pas disa ditësh, vozitja bëhet gjithnjë e më e këndshme.

 

Motori dhe çmimi

Nën haubë gjendet motori 2,2 D4D dizel, i cili është shumë i përshtatshëm me një automobil që peshon 1.600 kilogramë. Sa u përket harxhimeve, gjatë vozitjes në qytet ato sillen rreth 10 litra/100 km.

Çmimi i modelit bazë është 21.450 euro, kurse i atij të testuar është 32.050 euro. Nuk është një automobil i lirë, por megjithatë ia vlen. Edhe i përdorur, ky automobil nuk humbë shumë në çmim.

 

Pajisjet standarde

Klima automatike me dy zona, disqet e aluminit prej 17 inçësh, ESP, retrovizorët që rregullohen në mënyrë elektronike, hapja dhe mbyllja automatike e të gjithë xhamave, radio CD/MP3, shtatë erbegë, xhamat e pasmë të errësuar, sensorët për shi dhe dritë, Bluetooth, tempomati, ulësja e shoferit që rregullohet automatikisht, ngrohja e ulëseve të përparme, asistimi në vozitjen teposhtë, etj.

 

Tërheqja 4x4

“RAV” ka një tërheqje të integruar 4x4.

 

 

RAV4 2.2, 150 KS

Motori: 2.231 cm3

Fuqia: 150 kuaj-fuqi me 3.600 rrotullime/minutë

Momenti rrotullues: 340, me 2000-2800 rrotullime/minutë

Ndërruesi i shpejtësive: manual, me gjashtë shpejtësi

Pesha: 1610 kg

Shpejtësia maksimale: 185 km/h

Përshpejtimi nga 0-100 km/h: 10,8 sekonda

Gjatësia / gjerësia / lartësia:

4.335 / 1.815 / 1.685 mm

Rezervuari: 60 l

Harxhimet gjatë vozitjes në qytet: 10 litra

Çmimi i modelit bazë: 21.450 euro

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve