Ua prezantojmë informatat dhe fotografitë e para zyrtare të ?2011 BMW X3?
BMW ka publikuar fotot dhe detajet zyrtare të gjeneratës së dytë të modelit ‘X3’. “BMW X3” i ri është për 13 milimetra më i lartë; për 28 mm më i gjerë dhe për 81 mm më i gjatë, sesa paraardhësi i tij
Dizajni
Pamja e gjeneratës së re të modelit “BMW X3” vazhdon drejtimin dizajnues të paraardhësit të tij. Proporcionet elementare me pjesë masive të pasme janë ruajtur edhe këtu, sikur që pjesa e përparme e automobilit i ka ruajtur linjat e njohura të modelit aktual. Sa i përket dizajnit, risitë kanë të bëjnë me maskën e ftohësit dhe me dritat e përparme, të cilat tani duken më të thjeshta dhe më kompakte. Linja e kulmit ka dizajn sportiv dhe lëshohet kah pjesa e pasme e automobilit. Dritat e pasme dypjesëshe janë në formë të shkronjës “T” dhe kanë dimensione më të mëdha, ku nuk mungojnë as dritat LED.
Rritja e dimensioneve ka siguruar një hapësirë shtesë në automobil. Hapësira për këmbë është më e madhe, kurse vëllimi i gepekut është 550 litra, por me palosjen e ulëseve të pasme, ky vëllim rritet deri në 1.600 litra. Gjatësia e automobilit është 4.648 mm, kurse distanca ndërboshtore është rritur në 2.810 mm. Gjerësia e automobilit është 1.881 mm, kurse lartësia është 1.661 mm.
Motorët
Në momentin e nxjerrjes në treg të modelit të ri, “BMW” do të ofrojë dy motorë. Agregati elementar do të jetë motori 2,0 litra ‘turbodizel’ ‘xDrive20D’. Motori i aluminit me sistemin e injektimit “Common-Rail” zhvillon 135 kW ne 4.000 rrotullime/minutë. omenti maksimal rrotullues është 380 Nm në diapazonin e rrotullimeve prej 1.750 deri 2.750 rrotullime/minutë. “BMW X3” i ri, me motorin e përmendur i cili është shoqëruar nga ndërruesi manual i shpejtësive, arrin shpejtësinë maksimale prej 210 km/h, kurse nga qetësia në 100 km/h arrin për 8,5 sekonda. Harxhimi mesatar i karburanteve është 5,6 l/100 km. Motori i njëjtë, i shoqëruar nga ndërruesi automatik me tetë shpejtësi, mund të mburret me një lirim më të vogël të dyoksidit të karbonit: 147 - 149 g/km.
Motori tjetër është motori trelitërsh me gjashtë cilindra “TwinPower Turbo”, me sistemin e injektimit direkt të karburantit ‘HPI’, në modelin “xDrive35i”. Risia e këtij motori ka të bëjë me sistemin e hapjes së ndryshueshme të ventileve “Valvetronic”, i cili deri tani nuk është hasur në motorë ‘turbo’. “BMW X3 xDrive35i” nga 0 në 100 km/h arrin për vetëm 5,7 sekonda, kurse harxhimet mesatare janë 8,8 l/100 km.
Risitë teknike
Modeli i ri “2011 BMW X3” ka implementuar disa risi teknike, si p.sh. kombinimi i ndërrimit automatik me tetë shpejtësi me sistemin “Auto Start-Stop”. Deri tani, sistemi i përmendur ishte standard me ndërrues manual të shpejtësisë dhe me motorin “xDrive20d”. Për dallim nga modeli më i vogël “X1”, te “X3” vazhdon që standard të jetë ngrehja me të katër rrotat “xDrive”. Kontrolli kulmor i automobilit dhe traksioni më kualitativ janë karakteristikat elementare të “X3” të ri, ku meritat më të mëdha për këtë i ka diferenciali aktiv vetë-bllokues. Është interesant se “X3” i ri do të ketë disqe më të mëdha të frenimit prapa, sesa përpara: diametri i disqeve të përparme është 328 mm, kurse i atyre të pasmë është 330 mm.
Prodhimi
Gjenerata e parë e modelit “BMW X3” ishte prodhuar në Grac të Austrisë, në kompaninë “Magna Steyr”, por gjenerata e dytë do të prodhohet direkt nga “BMW”. Prodhimi është zhvendosur në fabrikën në Spartanburg, në Karolinën e Jugut (SHBA), ku prodhohen edhe modelet BMW X5 dhe BMW X6.
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- “Toyota RAV4 2.2 D-4D”
- Automobili i ri “Porsche 911 Cabrio”
- “Lancia Ypsilon Black&Red”, përbindëshi kuqezi
- “Renault Twingo” i ri në Frankfurt
- “Lamborghini”, me edicione të tjera speciale
- “Opel” vjen me një automobil koncept dedikuar të rinjve
- “Hyundai” vjen me automobilin e ri “i30”
- “Lamborghini Gallardo LP570-4 Super Trofeo Stradale”
- Koncepti “Mercedes F 125!” në Sallonin e Frankfurtit
- ‘Hyundai Genesis Coupe’, thjesht i patëmetë
- Koncepti më i ri nga ‘Audi’ – ‘Urban’
- ‘Ferrari 458 Italia Spider’
- Testimi i ‘Opel Amperas’
- Yjet e BMW që do t’ju lënë pa frymë
- Premiera e modelit Fiat “panda”
- “2012 Volvo S60 T6 AWD R-Design”
- Përfundimisht paraqitet automobili “2013 Volkswagen Up!”
- ‘Opel Insignia 2012’ - me motor të ri dhe me karakteristika kulmore
- Paraqitet modeli i fundit i “Lamborghini”-t



ad_d.jpg)


Komente