

Flokë valëvitëse me balluke të drejta
Kaçurrelat e buta ende janë të dëshirueshme, por aktorja Ris Uidhërspun ka një stil disi personal, me balluke paksa më të shkurtra. Kjo vlen sidomos nëse nuk ke flokë edhe aq të gjata.
Përdore hekurin për hekurosjen e flokëve
Flokët e lëmuara sikur të Kiaras, përsëri janë në modë. Për t’i mbrojtur flokët tua nga dëmtimi me hekur për hekurosje, atëherë duhet të përdorësh sprej mbrojtës para hekurosjes. Njëri nga këto produkte është losioni “Got2b Guardian Angel Protect N' Blow Out Lotion” .
Stili i lirshëm
Flokët e aktores Xhesika Bil duken aq seksi, për shkak se janë të shprishura dhe jo të përsosura. Një stil të tillë të flokëve mund ta bësh edhe ti shumë lehtë, duke i lidhur flokët me disa kapëse. Në këtë drejtim mund t’ju ndihmojë edhe shkuma për flokë “Jonathan Create Volume Thickening Foam.”
Lidhja e thjeshtë
Stili i Xhesika Stroupit është i thjeshtë, por megjithatë i bukur. Duhet t’i thashë flokët, t’i vendosësh ato në njërën anë, e më pas t’i lidhësh ato. Lidhjen duhet ta përforcosh me disa kapëse flokësh.
Theksoje përparësinë e flokëve tua
Blejk Lajvli ka disa valë flokësh me të vërtetë seksi. Lagi flokët nga rrënjët deri te majat me një sprej të llojit “Fekkai Coiff Bouffant Lifting & Texturizing Spray Gel” para se t’i terni ato, e më pas rrotulloji ato rreth hekurit për dredhjen e flokëve
Flokët e mbledhura pas koke
Për të pasur flokë sikur të Beki Njutonit, që shihet në foto, ndaji flokët në njërën anë dhe mblidhi ato lirshëm pas koke, në një ‘duq’ të madh. Nëse ke flokë jo aq të vëllimshme, duhet që, para se t’i lidhësh, t’i trajtosh ato me ndonjë preparat për rritjen e vëllimit.
Trajtoji kaçurrelat e flokëve me ngjyrë
Kaçurrelat e Bijonses duken tepër të bukura, falë ngjyrës së vënë me kujdes dhe me shije. Kërko edhe ti nga floktari yt për të ndritur disa pjesë të flokëve tua, sidomos kah skajet. Apo, këtë mund ta bësh edhe vetë ti me ndonjë preparat të llojit “L'Oréal Feria Multi-Faceted Shimmering Color”.
“Bishti i kalit”
Flokët e lidhura bisht të Eva Mendesit janë lehtë të arritshme, por edhe tepër të hijshme. Para se t’i lidhësh flokët, mundesh që t’i dredhësh pak ato dhe t’i ngrehësh lart. Mund të përdorësh edhe ndonjë preparat për fiksimin e flokëve, ku ta lëmë ty që të zgjedhësh.
Flokët e gjata deri në supe
Nuk është e thënë që flokët tua të jenë ekstra të gjata. Mjaft mirë rrinë edhe flokët e gjata deri në supe, të cilat bëhen edhe më të hijshme nëse dredhen pak, sikurse që ka bërë Ejmi Adams në këtë rast. Për këtë qëllim mund të përdorësh ‘rollerë’ për një dredhje sa më të mirë të flokëve.