Grabitje e armatosur në qendër të Mitrovicës
Policia e Kosovës i ka filluar hetimet lidhur me rastin e regjistruar si grabitje e armatosur, të raportuar të ketë ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, përkatësisht në një lokal të kompanisë IPKO - “Trionet”, në afërsi të stacionit të autobusëve në Mitrovicë. Sipas informatës policore, dy persona të dyshuar, të panjohur dhe të armatosur, duke vënë nën kërcënim të drejtpërdrejtë viktimën e tyre, një person 24-vjeçar, punonjës në lokal, kanë marrë para të gatshme në vlerë prej 305 euro. Veç kanosjes së drejtpërdrejtë me armë, nuk është raportuar për vënie në përdorim të armës apo sulm fizik ndaj viktimës së këtij rasti. Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore të stacionit jugu, nën përkrahje të hetuesve rajonalë të sektorit për krime serioze, kanë filluar hetimet e menjëhershme të rastit, me qëllim të identifikimit të kryesve të këtij akti kriminal.
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion
- Rasti "Sekiraça", lirohen policët e arrestuar




ad_d.jpg)

Komente