description

Në pranga tre persona, sekuestrohen rreth 85 kg marihuanë

Publikuar: E hëne 30 Gusht 2010, 21:41 0 Komente

Aksioni i Policisë së Kosovës, i koduar "VERA 2010", ka rezultuar me arrestimin e tre personave, si dhe sekuestrimin e rreth 85 kg të lëndëve narkotike të llojit marihuanë, shuma e së cilës llogaritet të kapë vlerën mbi 50 000 euro. Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik përmes pas marrjes së disa informacioneve në lidhje me disa persona të dyshuar, të cilët merren me trafikim të substancave narkotike brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, ka arritur të që të hënën të vë në pranga N. Muqkurtaj, B. Pushka dhe B. Pushka, që të tre nga Peja. Në një konferencë për medie, Policia e Kosovës ka ekspozuar lëndët narkotike të sekuestruara. Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka pohuar se me urdhër të prokurorit të hënën, rreth orës 12:00, PK-ja ka bërë kontrollimin e tri shtëpive, ku gjatë këtij kontrolli hetuesit policorë kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë rreth 85 kg substancë narkotike të llojit marihuanë. Sipas Sadriut, kjo sasi e lëndëve narkotike ishte e paketuar dhe e përgatitur për shitje.

Sadriu ka pohuar se përveç arrestimit të këtyre tre personave të dyshuar, policia ka në shënjestër edhe një person tjetër të dyshuar, i cili ende gjendet në arrati. Substanca narkotike sipas policisë është gjetur në dy vende, një pjesë është gjetur në një shtëpi, ndërsa pjesa tjetër në një veturë.

Përveç 85 kg marihuanë, policia gjatë këtij aksioni ka arritur të sekuestrojë edhe një veturë, një pistoletë me gaz, një pistoletë glok, një pistoletë 6.35, si dhe 6 bimë të kanabisit. Me vendim të prokurorit, sipas Sadriut, të tre të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe të substancave psikotropike. Gjatë këtij viti, Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë mbi 19 kg heroinë, mbi 193 kg marihuanë, 2.8 gramë hashash, 174.8 gramë kokainë, 9165 fije bimë të kanabisit, 0.67 gramë ‘ekstazy’, si dhe mbi 1 kilogram të llojeve të tjera narkotike.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve