22 muaj burg për kontrabanduesin nga Bosnja
Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas, ka shpallur Xhevat Preleviqin nga Bosnja e Hercegovina fajtor për furnizim, transport, prodhim, shkëmbim dhe shitje të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me nenin 327 të Kodit Penal të Kosovës dhe e ka dënuar atë me 1 vit e 10 muaj burgim. "Duke e marrë parasysh kohën e kaluar në paraburgim, trupi gjykues nxori një aktgjykim të veçantë duke anuluar masën e paraburgimit ndaj të akuzuarit Preleviq dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm", bën të ditur komunikata e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX. Në prill të vitit 2010, në Komunën e Mitrovicës, gjatë kontrollimit të kryer nga njësia patrulluese e Doganës, në veturën e të akuzuarit ishin gjetur 17 pistoleta dhe 9,640 fishekë, të cilat po transportoheshin nga Sarajeva në Kosovë.
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion
- Rasti "Sekiraça", lirohen policët e arrestuar




ad_d.jpg)

Komente