Afera “Medikus”, zhduket pa gjurmë dëshmitari kryesor
Prokurori i EULEX-it, Xhonatan Ratel i ka deklaruar agjencisë AFP se është zhdukur Jilman Altun, dëshmitari kyç në procesin ndaj të akuzuarve për transplantimet ilegale në klinikën “Medikus”. Altun në vitin 2008 është kapur në Aeroportin e Prishtinës, pas operacionit në klinikën “Medikus” ku i ishte hequr veshka, ku më pas organet e hetuesisë patën kryer bastisje në klinikën “Medikus”. Sipas fjalëve të Ratelit, Altun është zhdukur me të shpejt kështu që edhe sot trajtohet si person për të cilin nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. “Ai, gjithsesi për ne është dëshmitari më i rëndësishëm dhe na duhet ta gjejmë”, ka thënë prokurori Ratel për AFP. Ratel ka thënë se për momentin nuk ka asnjë dëshmi që ndërlidhë këtë rast të aferës “Medikus” me raportin e Dik Martit, për siç është thënë trafikimin me organet e serbëve të marrë peng gjatë vitit 1999. Përndryshe, paneli gjyqësor ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Lutfi Dervishit për largimin e kryetarit të trupit gjykues, nga trupi gjykues në rastin “Medikus”. Kërkesa e avokatit mbrojtës të Lutfi Dërvishit, avokatit ndërkombëtar Lin Slatengren të bërë në dhjetor të vitit të kaluar për përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues nga paneli gjyqësor, është refuzuar nga ky i fundit. Kërkesa e avokatit Lin (Alden) Slatengren kishte ardhur, pasi ky i fundit kishte thënë se ka kuptuar përmes një dokumenti, i cili mban datën 9. 11. 2009, që kryetari i trupit ka kërkuar zgjatjen e hetimeve për rastin “Medikus”. Kërkesa e avokatit Slatengren kishte bërë që rasti “Medikus” të shtyhet, deri në vendim të panelit gjyqësor për largimin apo jo të kryetarit te këtij rasti. Seanca e radhës ndaj shtatë të akuzuarve për rasti “Medicus”, Lutfi e Alban Dervishit, Driton Zhiltës, Ilir Rracajt, Sokol Hajdinit, Islam Bytyçit dhe Sulejman Dulës, do të vazhdojë më 13 shkurt, me dëshminë e dëshmitarëve të radhës, të cilët do të japin dëshmitë e tyre në këtë rast.
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion
- Rasti "Sekiraça", lirohen policët e arrestuar




ad_d.jpg)

Komente