description

Aksident në rrugën Elbasan-Librazhd, 4 të vdekur

Publikuar: E hëne 8 Korrik 2013, 18:04 0 Komente

Katër persona dyshohet se kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas policisë së Elbasanit, aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites së të hënës në afërsi të vendit të quajtur Xibrakë. Tre automjete janë përfshirë në aksident, një kamion, një furgon pasagjerësh dhe një veturë tip BMW, transmeton tch. Nga aksidenti disa persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë shoqëruar menjëherë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ndërsa policia që ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një përpjekje e gabuar për parakalim e veturës tip BMW.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve