description

Aksident trafiku, një të vdekur dhe dy të lënduar

Publikuar: E enjte 26 Gusht 2010, 21:02 0 Komente

Në magjistralen Prizren-Gjakovë, në afërsi të pompës së karburanteve “Bashkimi” në Krushë të Madhe, rreth orës 09:20 min, ka ndodhur një aksident trafiku që për pasojë ka pasur një të vdekur dhe dy të lënduar, njofton Zyra Rajonale e Policisë së Prizrenit. Sipas këtij njoftimi, mësohet se në bazë të hetuesve të trafikut që kanë kryer hetimet, dyshohet se shoferja e veturës ka filluar tejkalimin e një traktori dhe nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në stabilimente metalike të pompës së karburanteve. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjerja S. Haskaj e vitlindjes 1963, ndërsa lëndime kanë pësuar shoferja dhe një bashkudhëtar.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve