Aksidentalisht vritet një 25-vjeçar
Podujevë, 29 gusht
Në fshatin Bellopojë të Podujevës, një person i moshës rreth 25 vjeç është qëlluar aksidentalisht për vdekje me arme zjarri nga një i afërm i tij, bëjnë të ditur burime të PK-së. Sipas zëdhënësit të PK-së Baki Kelani ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.00 në fshatin Bellopojë. Ai tha se një person i afërm i viktimës që thuhet se është axha i tij është arrestuar si i dyshimtë për vrasje. Rastin e kanë konfirmuar edhe burime nga Stacioni i policisë në Podujevë, ndonëse as ata, as zëdhënësi nuk kanë treguar për identitetin e viktimës. Ndërsa në Shërbimin e Urgjencës pranë QKMF-së në Podujevë mësuam se viktima është V. Rudari i lindur në vitin 1985 në fshatin Bellopojë . Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Komente
- Gjatë 24 orëve të fundit, 47 aksidente
- Prangoset një i dyshuar për shpërdorim të 77 mijë eurove
- Në Prizren mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit
- Aktakuzë ndaj një qytetari për falsifikim të votave
- Gjermani: Arid Uka u dënua me burg të përjetshëm
- Grushtohen dy zyrtarë të QKUK-së
- Salustro nuk dëshmon, Limaj i shpëton paraburgimit
- Afera “Medikus”, zhduket pa gjurmë dëshmitari kryesor
- Bosnjë: Arrestohet Luan Oruçi për posedim të heroinës
- Vetëplagoset gjahtari
- Dy grabitje në Gjilan
- Një person vdes në kamion
- Grabitje e armatosur në qendër të Mitrovicës
- Mbrojtja këmbëngul që prokurori Salustro të dëshmojë
- Dy shqiptarë e dy serbë kapen me 5 kg heroinë
- EULEKS: Kërkohet ndihmë nga jashtë për rastin Medikus
- Mbrojtja: Ditarin e “X”-it e shkruan katër persona
- Shpërthen zjarri në një shtëpi
- Paratë e humbura në bastore i deklaron si të vjedhura
- Vdes nga goditja e rrymës




ad_d.jpg)


Ngushllime familjes se viktimes zoti uadhasht gajretin .
Tmerr se si po vriten te rit e kti vendi tmerr i madh
Vërtet esht tmerr te vritet i riu 25 vjeqar,per ket duhet te merren instuticinet përkatese por neve qka na duen armet per ke te vritemi ne mes veti per asgje tjeter
ne menyren se si i ndjeri ka vdekur duhet te merren seriozisht institucionet, mendoi se duhet edhe shum punë edukative qe pergjithnon te largohet dukuria e lojes me arm te ne shqiptaret.