description

Arrestohet në Ulqin i dyshuari për vrasjen e dhëndrit

Publikuar: E enjte 26 Gusht 2010, 21:06 0 Komente

Policia kishte pranuar informacione se i dyshuari për vrasjen e dhëndrit të tij, Ramdan Bërbatovcit, i kërkuari Driton Buqaj mund të ndodhej në Republikën e Malit të Zi dhe përmes një bashkëpunimi të mirë të policive bëri që Buqaj të përfundojë në pranga të policisë kosovare. Pas marrjes së informatave për vendqëndrimin e tij në Mal të Zi, kanë filluar kontaktet me zyrtarët policorë të Malit të Zi dhe dje, më datë 25 gusht 2010, i njëjti është lokalizuar dhe arrestuar në Ulqin. I dyshuari Buqaj (1973)- nënshtetas amerikan është depërtuar nga Republika e Malit të Zi për në Republikën e Kosovës. I dyshuari i arrestuar u është dorëzuar zyrtarëve policorë të PK-së në pikëkalimin kufitar të Kullës dhe të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndryshe, vrasja për të cilën tashmë i dyshuar është prapa grilave në shtetin ku ai e kishte kryer vrasjen e tani të ndjerit Bërbatovcit, ka ndodhur më datë 19 korrik të vitit 2010 rreth orës 19:45. Edhe përkundër faktit që me shpejtësi uniformat policore i ishin përgjigjur vendit të ngjarjes, ky i fundit i ndihmuar nga një person tjetër, i cili qe arrestuar pak ditë pas vrasjes kishte marrë arratinë. Ai pritet që pas 48 orësh qëndrimi në polici të transferohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ku do të vendoset për fatin e tij nëse ai do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim, apo do të shqiptohet ndonjë masë tjetër ndaj tij.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve