description

Bllaca paraqet mbrojtjen, sillet me antiplumb në Gjykatë

Publikuar: E mërkure 25 Gusht 2010, 20:17 16 Komente

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, policia e EULEX-it e kishin kontrolluar në tërësi objektin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, dhe as Policia e Kosovës që është në pikë statike në këtë gjykatë, as personeli i shërbimit korrektues të vendit e as zyrtarët e kësaj gjykate nuk kanë qenë në dijeni se çfarë po ndodhë. Ata pas një kontrolli të detajuar të gjykatës kanë vënë një kordon policor, janë pozicionuar policë italianë në pika kontrolli rreth këtij objekti, para të cilit ishte vendosur edhe një autoambulancë. Karabinierët italianë më pas u shoqëruan në kryerje të detyrave të tyre edhe nga policë të tjerë të EULEX-it, hetues policorë dhe kështu rreth orës 10:30 minuta pas shumë thashethemeve se do të sillet një “peshk i madh“ nën masa të rrepta të sigurisë, u soll Nazim Bllaca, ai që publikisht pranoi kryerje të veprave penale të vrasjeve, tentativë vrasjeve, rrahjeve si dhe vepra të tjera penale, për çka i fajësoi edhe të tjerët, që tashmë numërohen gjithsej pesë persona të dyshuar tashmë edhe për autoritetet e Eulex-it.

 

Slatengren: Nuk kam koment

 

Bllaca ka qenë i veshur me rroba antiplumb, nën kujdes të policëve profesionistë dhe është sjellë në gjykatë, i rrethuar nga stafi policor i Eulex-it, të cilët e siguronin gjendjen fizike të tij. Hetues të Eulex-it në rroba civile edhe në anën e kundërt të rrugës kanë ndërhyrë të mërkurën, duke kërkuar nga ana e pronarit të lokalit që ta largojnë nga rruga një bombol gazi, e cila u shërbente atyre për nevojat e lokalit. Po nën të njëjtat masa të rrepta të sigurisë erdhi dhe u largua edhe mbrojtësi i tij amerikani, Lin Slatengren, i cili nuk ka njoftuar asgjë zyrtarisht se për çfarë ishte sjellë i akuzuari Bllaca në gjykatë. I telefonuar nga gazeta “ Kosova Sot “ dhe i pyetur se për çfarë seance është sjellë Bllaca në Gjykatën e Qarkut, meqë ai për seanca dëgjimore është dërguar në Prokurorinë Speciale, avokati Slatengren ka thënë: “Mos më pyetni mua. S’kam koment. Vlen të ceket se i njëjti pasi që është angazhuar për ta mbrojtur të akuzuarin Nazim Bllaca për gazetën “Kosova Sot“ pati deklaruar se atij i është tërhequr vërejtja nga ana e prokurorisë, të cilët i kishin kërkuar që në lidhje me rastin Bllaca dhe asnjë rast tjetër në të cilët do të jetë ai i angazhuar, të mos japë informacione.

 

Në Gjykatë, edhe Driton Hajdari

 

Ndryshe, burime të gazetës kanë bërë të ditur se Bllaca është sjellë tek prokurori ndërkombëtar për të dhënë mbrojtjen e tij, procedurë kjo e cila kryhet para se të ngrihet aktakuza. Nga ana tjetër, as zyrtarë të EULEX-it nuk kanë njoftuar se cila ka qenë arsyeja e sjelljes së Nazim Bllacës në gjyq, i cili qëndroi në gjykatë afro gjashtë orë. Gjithashtu, nga po i njëjti burim i gazetës është bërë e ditur se të enjten është ftuar që të japë deklaratën e tij Driton Hajdari, njëri nga emrat e përfolur nga i vetakuzuari Bllaca. Vlen të ceket, se Driton Hajdari ka qenë personi i parë i arrestuar pas dhënies së deklaratave publike të Bllacës, i cili është mbrojtur më pas në liri, sikurse Shpresim Uka, Fahredin Gashi dhe Azem Syla. Kjo procedurë ka ardhur si rezultat i publikimit të një CD-je, ku kishte pranuar se vrasjet, maltretimet dhe rrahjet, të cilat Bllaca i kishte thënë duke përmendur edhe emra të tjerë, ka thënë se i ka bërë me urdhër të udhëheqësve të SHIK-ut, duke apostrofuar në këtë rast, ish komandantin e UÇK-së, Azem Syla dhe duke deklaruar se ai vetë të ketë qenë agjent i SHIK-ut.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • shoku 26.09.2010 - 10:17

    marri ju qofte me vra njerz pas lufte pa marr parasysh a kan qen kolaboracionist apo antar te LDK-se . keta njerz qe kan dhen urdhera per te vrar njerz pas lufte une i cilsoi si vazhdues te rruges se millosheviqit dhe paramilitarve te tij. Mirpo po duket se ketu ka te bej me fshehjen e gjurmeve te njerzve qe kan bashkpunuar pikrisht me keta te vrarit . KETU KA DIQAK QE DO TE ZBULOHJE NGA KY BLLACA

  • hasimi 05.09.2010 - 19:21

    ne popull thuhet se gjak te humbur nuk ka.Ky esht fakt se shpresoj se shum shpejt do te dal drejtsia ne shesh.Disa kan mendu se esht leht te vras nje njeri qe po mi prish planet.Po e shoh qe populli po vetdijsohet dhe po ja kthen shpinen te keqit.ZOTI te ndihmoft Bllac

  • xhaviti 05.09.2010 - 10:34

    mos ke frike fare nazim sepse ke mbeshtetjene e popullit besa edhe zoti besoj se te mbron se don te shpetosh nje popull te shkret nga gjakpirsat,keta qakoj po te mundeshin do te vrasin por skan mundesi atyre ju mbetej tash te vriten mes veti , duke e akuzuar njeri tjetrin se ti ke treguar qe une e kam vra filanin e ai tjetri filanin e keshtu me radh, qe te gjithe do te vriten nga po ai grup qe dikur kan vra njerez te pa fajshem

  • Mila... 05.09.2010 - 10:25

    mos u gutni shiptar me komente se ne qytetart duhet ta dim kush esht ky njeri, ne ende nuk dim asgje per te .ky njeri flet edhe verdallet andej e kendej, ket njeri duhet te mern ne gjykat me seanca te hapura per popllin dhe te tregon kan e ka privu nga jeta me urdher te kujt, te i sjellin edhe ata ne gjyq kan e ka rrahur me urdher te kujt e ti fusin edhe ata ne ato zgafella ku nuk delet ma e edhe ky duhet te jet me ta. qe mos ta shofin djellin me sy me. nuk mund te jet nje zotri ky njeri kur me goj te vet thot jam vrasses.sikur tishte njeri ,,Zotri,,ky nuk do kishte zbatu ksi urdhrash. Keni kujdes ne shkrime...

  • Bardhi 05.09.2010 - 1:27

    Ju pershendes te gjithve qe keni dhen komente, nese esht e vertet edhe un e perkrah zotriun Nazim Bllaca por nuk i perkrah disa mendime qe per mua nuk jan mendime te drejta me vjen keq per disa qe perdorin fjali fyese dhe japin mendime krejtesisht politike un kisha pas deshir te jep nje mendim qe derisa te jepet mendimi perfundimtar nga gjykata dhe te behen te gjitha hetimet e duhura te mos jepen komente palidhje dhe te fyhen njerz te cilet kan kontribuar per ket vend

  • xhaferi 04.09.2010 - 9:55

    Z.Bllaca ju drejtohem me shpresese keni qene i sinqert ne fjalet tua.Nese ato qe ike thene jane te verteta ,mos u frigeso aspak as nga Z0ti as nga robi.

  • artani 04.09.2010 - 8:42

    O vllezer e motra,mos ipni komente te pakontrolluara,per raste te pandriquara.

  • artani 04.09.2010 - 8:35

    o vllezer e motra mos ipni komente te pakontrolluara.

  • Niki 03.09.2010 - 16:02

    Nje pakice e shqipetareve eshte shkurte pamse sepse eshte cofë(vdeke)serbia ska ma shpiuna tyre se nuk ka mu kthy kurre ma serbia se Zorragjite tuten ende mos po kthehet serbia e i zene i ngreh..........

  • js-grabanica 03.09.2010 - 14:55

    o bllac- ti trego te verteten . ti ke vra me pare njerz . e nuk te pagun ti nuk dite qa me ba .. tash duhet me tregu realitetin e mi vujt burgin njo 30 vjet , tash trego ma mir kush te premtoj pare per vrasje te njerzeve . nuk je veq ti kriminel ka boll jon ne pozit edhe opozit kriminelat po ngadal kan me ra ne grack.

  • kosovari 03.09.2010 - 9:17

    Rrefimet e bllaces nuk i komentoi,por ata qe e kan merotu plumin e kan marr,aka pas dijeni bllaca ajo ata ja kan ba hyzmetin veti per ate.Kush qendron pas atyre dihet ,tradhetia qe ja kan ber atedheut dhe kombit ne forma te ndryshme.Prandaj mus i apostrofoni njerzt pa lidhje se ka pas gisht ky apo aj,se fajtor ka qene tradhetija dhe friga nga serbet.

  • kadri 27.08.2010 - 20:17

    Mos u friko o zoti Bllaca,po thuaje te verteten dhe vetem te verteten,se shum gra mbeten te veja ,shum femij mbeten jetim vetem e vetem se nuk i perkisnin nji klani.Pra ne emer te ketyre dhe ne emer te drejtesis qiti ne shesh te gjitha te palarat e ketyre njerzve,se kosoves nuk i duhen keta tipa....................

  • megi 27.08.2010 - 16:28

    bllacen,, duhet me e mbrojt edhe populli jo vetem eulexi..

  • lola 27.08.2010 - 15:25

    Z.Bllaca je njeriu me i madh ne Kosove sepse e zbulove te verteten te cilat me vite e vite po ndodhin ne Kosove,tuju vra njerzt me te mir te kesaj toke dhe te ketij populli,Zoti ju ndihmoft qe e folni te verteten dhe mos u pendoni sepse zoti dhe populli esht me ju.Sepse SHIKU i Hashim Thaqit i cili eshte ne krye te tij esht marri dhe eshte mekat ai me ta udhehq Kosoven,Por ishalla don Zodi e vetedijesohet ky popull dhe e hjekin prej pozite se edhe dheun nen kam don me ja shit ketij populli te dinjiteteshem por edhe shum te varfer. Zoti te Ndihmoft Nazim Bllaca,jemi me ty

  • wanted 26.08.2010 - 19:58

    po te tregoj diqka zotri bllaca se e ke plotesisht 100% edhe mbrojtjen e popullit edhe mbrojtjen nga zoti sepse edhe zoti thet kur nji njeri pranon gabimet e veta edhe pendohet per gabimet dhe veprat e kqija qe ka ber . E sidomos kur ato kan te bejne me shpetimin e nji populli qe vuan nga nje dukuri e keqe ai person qe nxjerr te metat ne pah ai eshte per mua i shpetuar.Juve sigurishte se ju ka trokitur nje melajke ne krahun e djathte dhe ua ka dhen guximin ta shpetoni popullin njiher e pergjithmon mos u frigo se po te ishe ne liri do te shkonte gjaku humbes por mer guxim mbeshtetu ne zotin e madheruar ndeshkimi nga All-llahu do na pres te gjitheve por jijë i vendosur.

  • Tring plus 26.08.2010 - 13:13

    Mos ta ndien Bllaca se asgju nuk kan mete bere sepse ne kosove po shifet mjaft mire se far ligje i kemi ...... Ketu nuk ka ligj.............

arkivi i lajmeve