Brenda 48 orëve, arrestohen 9 persona të kërkuar
Prishtinë, 28 korrik
Në bazë të urdhëresave paraprake nga gjykata, njësite të Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës kanë arrestuar 9 persona të kërkuar, përfshirë këtu edhe një të kërkuar për vrasje. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës të cilët kanë njoftuar se Policia e Kosovës, më konkretisht Drejtoria Rajonale e Prishtinës, vetëm gjatë këtij 48 orësh ka bërë realizimin e nëntë urdhëresave të gjykatës, me ç’rast ka arrestuar nëntë persona të dyshuar, persona këta që dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale në periudha të ndryshme kohore. Më 26 korrik 2010 Policia e Kosovës duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Komunale në Prishtinë ka bërë arrestimin e personit të kërkuar Idriz. Z., person ky i kërkuar për veprën penale të vrasjes. Po në të njëjtën ditë është realizuar urdhëresa e gjykatës për personin e kërkuar për veprën penale të vjedhjes së rëndë si dhe një urdhëresë tjetër për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Më 27 korrik 2010 po ky njësit e ka bërë realizimin e 6 urdhëresave të gjykatës kështu duke arrestuar 6 persona të shpallur në kërkim për veprat penale të mashtrimit, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe rrezikim i trafikut publik. Drejtoria Rajonale e Prishtinës gjatë vitit 2009 ka realizuar 10990 urdhëresa nga të gjitha nivelet e gjykatave, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 janë realizuar 9637 urdhëresa.
Komente
- Droga, arrestohen pesë persona
- Në pranga dy grabitës të armatosur
- Të sëmurët psikikë ‘pushtojnë’ kryeqytetin
- Pezullohet përkohësisht procesi “Bllaca 2”
- Policia konfiskon 880 litra derivate kontrabandë
- Grabitësit dërgohen prapa grilave
- Nga 30 ditë paraburgim të arrestuarve për drogë
- SHBA: Ngritet aktakuza kundër Sami Osmakac
- Akuza për 1343 mashtrues gjatë zgjedhjeve
- Digjet një shtëpi nga zjarri
- Vendimi për Arid Ukën, më 10 shkurt
- Novotna: Prokurori Salustro gëzon imunitet
- KMDLNJ-ja e kritikon procesin “Kleçka”
- Suspendohet prokurori Fahri Nuhiu
- Konfiskohen cigare kontrabandë në vlerë 5 mijë euro
- Sulmohet personi në veturë
- Digjen dy shtëpi të pabanuara në Cërnicë
- Për borxh e sulmon me sëpatë!
- Seanca përfundimtare për trafikuesit e drogës
- Konfiskohen 17 kg substanca narkotike, prangosen 11 persona



ad_d.jpg)


shume bukur qe po e luftoni krimin,nese mundeni me luftu edhe korrupcionin do te ishte ma mire