Dedë Gecaj ekstradohet në Zvicër, akuzohet për vrasje
Për shkak të kryerjes së veprave penale, vrasje e mundshme me qëllim dhe dhunime të shumëfishta, me kërkesë të autoriteteve zvicerane, Ministria e Drejtësisë ka bërë ekstradimin e shtetasit të Kosovës Dedë Gecaj (1957) nga Janoshi i Gjakovës. Gecaj është kërkuar nga autoritetet zvicerane për dyshimin e kryerjes së veprave penale të vrasjes: Vrasje e mundshme me qëllim; Veprime të shumëfishta seksuale me fëmijë; dhe dhunim i shumëfishtë, në kundërshtim me ligjin aplikueshëm penal në Zvicër. Vendimin për ekstradimin e Gecajt nga Kosova në Zvicër, Ministria e Drejtësisë e ka mbështetur në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë, të datës 14 korrik 2010, aktvendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të datës 16 gusht 2010, e cila e vërteton Aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë, vendimin për Papranueshmëri të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese, të datë 20 maj dhe “Ad hoc’’ marrëveshjen ndërkombëtare të lidhur në mes UNMIK-ut dhe Zvicrës, të datës 20 gusht 2007, lidhur me ekstradimin e Gecaj nga Kosova për në Zvicër, e aplikueshme në Kosovë sipas nenit 145 të Kushtetutës së Kosovës mbi Vazhdimësinë e Marrëveshjeve Ndërkombëtare. MD-ja e Republikës së Kosovës është siguruar nga autoritetet kompetente në Zvicër, se z. Gecaj do të ketë gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet e parapara me konventa ndërkombëtare.
Komente
- Gjatë 24 orëve të fundit, 47 aksidente
- Prangoset një i dyshuar për shpërdorim të 77 mijë eurove
- Në Prizren mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit
- Aktakuzë ndaj një qytetari për falsifikim të votave
- Gjermani: Arid Uka u dënua me burg të përjetshëm
- Grushtohen dy zyrtarë të QKUK-së
- Salustro nuk dëshmon, Limaj i shpëton paraburgimit
- Afera “Medikus”, zhduket pa gjurmë dëshmitari kryesor
- Bosnjë: Arrestohet Luan Oruçi për posedim të heroinës
- Vetëplagoset gjahtari
- Dy grabitje në Gjilan
- Një person vdes në kamion
- Grabitje e armatosur në qendër të Mitrovicës
- Mbrojtja këmbëngul që prokurori Salustro të dëshmojë
- Dy shqiptarë e dy serbë kapen me 5 kg heroinë
- EULEKS: Kërkohet ndihmë nga jashtë për rastin Medikus
- Mbrojtja: Ditarin e “X”-it e shkruan katër persona
- Shpërthen zjarri në një shtëpi
- Paratë e humbura në bastore i deklaron si të vjedhura
- Vdes nga goditja e rrymës




ad_d.jpg)


as serbia se ka durzu ne po shqitart e durzuan
Te gjitha keto shka thuhen D G jane te pa verteta se Deda eshte nje shqiptar i madhe aje e mbrojti nderin e famijes shiptar.Po e boj nje pytje e kushe done prej lexusve ne te pergjigjet,se po te ishte zotri Deda turk me nenshtetsi athua a kishte me pase guxim Zvicra me e kerku e me ja marre qiken e me ja ndrru emnin....etj etj .Une besoj se per kete pune Zvicra duhet me u pergjegje pse ja ka kindapu qiken e Dedes dhe pse po ja meshefe ende,eDeden e akuzon per vrasje po kete rast duhet me e marre edhe gjykata e Strasburgut,vdekje peudofilave Zvicrran tung
edhe une kisha vepru si aj
Kerkesa e zvicrres per ekstradimin dhe gjykimin e Zotit Gecaj asht vetem per tuhakmarr ndaj zotit Gecaj. Sa iperket deklaratave te ministris te drejtsis në Kosovë se gjoja Shteti zvicrran naka sigurue ni gjykim te drejt kjo nuk ka aspak vler Juridike e asmapak morale.Kuthuhet se ne nenin 145 marraveshtje ?Ad hoc?? marrëveshjen ndërkombëtare të lidhur në mes UNMIK-ut dhe Zvicrës, të datës 20 gusht 2007, lidhur me ekstradimin e Gecaj nga Kosova për në Zvicër, e aplikueshme në Kosovë sipas nenit 145 të Kushtetutës së Kosovës mbi Vazhdimësinë e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.Me Pavarsin e Kosoves dotethot se kjo marraveshtje nuk dote isht e egzekutueshme se tani Kosova asht Shtet dhe nuk ka kurfar maradhanje nderkombetare hala me Zvicrre .Kete vet zvicrra eka komentue kur jav kandal pensionet
sipas gjitha informatat qe kam ndjek npermes medjave elektonike shpresoj qe se pari qika e D G eshte gjall e nuk eshte keq perdor nga shteti ch qe ika mohu te drejten e kontaktit me familje shpresoj qe e verteta dote del ne shesh shkruaj aq sa kam informata me rrespekt teuta lutem zotit qe e verteta te del ne shesh !!!
po te jete njeri i drejt nuk te kerkone askushe po rrin i qet nje fjale popullore thot drejtsia flete vete.
Se D.G. ka bere veper penale ne zvicerr esht krejt i pa baze edhe ju redaksi duhet krejt shkrimin ta futni nen thonjza se i permenduri nuk ka ber as gje. Vajza i eshte marre m edhune nga shtepija edhe i eshte ndrruar Emri edhe mbahet e fsheht nga autoritetet zvicrrane.nuk eshte e vertet se ka kryer dhune seksuale me femije ,for i forti te rrah e ste len me qajte,krejt keto jan rrena ,
ju lutemi shoqri enderuar ta mbojm t drejtin se D G asht njeri i drejt n kto pun edhe gjeth se cili vepron keshtu se asht n t drejt po ju lutemi ti ndimojm eju pershendes t gjith shqiptarin kush e don drejtsin ti dalim zot kti njeriu t drejt e njeriu t madh dhe ju apeloj t gjithve ju pershendes.
Une po ju informoje se ky burre e ka ruajtur nderin e familjes dhe kombit dhe eshte baba i 4 femijeve ku djemt e tij jane ne Zvicer dhe kane krijuar familje te shendosh dhe jane puntor te medhenje.Ju lutem mos shkruani informacione te paverteta se gjoja ka bere dhunime e fjale te ndyera.Vizitoni fshatin dhe familjen e tij dhe vertetoni kush eshte D.G. dhe pse e ka kryer vrasjen me qellimte meseuesit ....