Digjen dy shtëpi të pabanuara në Cërnicë
Gjilan, 1 shkurt
Dy shtëpi të pabanuara në fshatin Cërnicë, komuna e Gjilanit, janë djegur nga zjarri, derisa njësitet e hetimeve rajonale janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave. Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i PK-së në Gjilan, ka thënë se nga hetimet e para mësohet se shtëpitë ishin tё pabanuara qё nga paslufta e këndej, pa dyer e dritare dhe pa orendi. Pronarët ndodhen jashtë vendit dhe nuk banojnë nё këtë fshat me vite. Hashani ka thënë se deri mё tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit tё zjarrit, por prokurori i qarkut ka urdhëruar policinë që të merret me hetimin e rastit. Ndërkaq, mediet lokale serbe kanë njoftuar për këtë rast, duke nënvizuar se bëhet fjalë për shtëpitë e Lubisha Spasiq e Stanko Stanojeviq, të cilët së bashku me familjet e tyre ndodhen me punë të përkohshme në Zvicër. Sipas këtyre medieve, të cilat i referohen qytetarit Srgjan Menkoviq nga ky fshat, shtëpitë janë plaçkitur më parë dhe pastaj u është vënë zjarri. Ai ka thënë se nga shtëpitë është marrë gjithçka që ka qenë e mundur, ndërkaq policia nuk e konfirmon këtë.
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion
- Rasti "Sekiraça", lirohen policët e arrestuar




ad_d.jpg)

Komente