description

Digjet një shtëpi nga zjarri

Publikuar: E enjte 2 Shkurt 2012, 21:09 0 Komente

Në fshatin Lladofc të Podujevës nga një zjarr i shkaktuar është djegur një shtëpi. Kështu siç njoftojnë zyrtarët komunal të Drejtorisë për Shërbime publike,mbrojtje dhe shpëtim shtëpia e djegur është e familjes së Sylejman Zejnullahut. Ata thonë se kësaj familje gjashtë anëtarësh në këtë kohë me acar i është djegur gati tërësisht shtëpia. Rasti ka ndodhur gjatë orëve të vona të mërkurës, kurse shkaqet ende nuk dihen. Për fat të mirë pasoja në njerëz nuk pati, por dëmet materiale janë të mëdha.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve