Droga, arrestohen pesë persona
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar pas hetimeve disa javore, më 03.02.2012 ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin "GRICA", i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për posedim, blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike dhe substancave psikotropike. Në komunën e Hanit të Elezit fillimisht janë arrestuar dy shtetas të Maqedonisë, të cilët kishin sjellë në Kosovë një sasi të substancës narkotike të llojit heroinë, për ta shitur në Kosovë tek tre persona të tjerë të dyshuar, të cilët vepronin në grup të organizuar me dy të dyshuarit nga Maqedonia. Zyrtarët policorë kanë arritur t'i arrestojnë edhe tre personat e dyshuar nga Kosova, ku gjatë kontrollit tek dy persona janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të dyshuara me substancë narkotike të llojit heroinë, me peshë prej 99 gramë, ndërsa te njëri nga të arrestuarit nga Kosova janë gjetur dhe konfiskuar 0.2 gramë heroinë, gjithsej 99.02 gramë heroinë. Lidhur me rastin si prova materiale janë konfiskuar 1.420 euro, 7 telefona celularë, dy memori karta-çipa dhe një veturë "Opel Frontera" me targa lokale. Gjatë këtij operacioni policor kanë asistuar njësitet policore nga rajoni i Ferizajt, Gjilanit dhe Policia Kufitare e Hanit të Elezit. Të dyshuarit me autorizim të prokurorit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes për 48 orë.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente