description

Dy grabitje në Gjilan

Publikuar: E enjte 9 Shkurt 2012, 10:07 0 Komente

Persona të panjohur, me maska në kokë dhe nën kërcënimin e armëve, kanë kryer grabitje në dy raste në Gjilan. Te pompa e benzinës “Kosova Petroll’’ dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur punëtorin F. I. Sipas viktimës, personat e maskuar kanë hy në objekt dhe nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur një shumë të parave prej 594 euro, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i PK-së në Gjilan. Pas grabitjes, të dyshimtit janë larguar në drejtim të panjohur. Në rastin e sytë, po ashtu, në Gjilan viktimës, Azem D. (1936), derisa ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij, i ka trokitur dikush në derë. Në momentin kur e ka hapur derën, duke menduar se mund të jetë ndonjë fqinjë, ose mysafir, dy persona me maska të zeza në kokë dhe me thika në duar e kanë shtyrë atë, duke e lënduar në dorë me thikë dhe pasi kanë depërtuar në korridor, nën kërcënimin e thikës, i kanë kërkuar para. Njëri me maskë ka hyrë në shitore, ngjitas me shtëpinë, dhe aty ka marrë 12 euro. Pasi nuk kanë mundur të gjejnë para tё tjera, janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima A. D. gjatë kacafytjes me të dyshimtit ka marrë lëndime të lehta në dorë. Ai është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor, kurse bashkëshortja e tij, N. D. (1944), gjatë kësaj kacafytje, me personat e maskuar, fatmirësisht, nuk ka marrë kurrfarë lëndime. Policia është duke i hetuar të dyja rastet.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve