description

Dy shqiptarë e dy serbë kapen me 5 kg heroinë

Publikuar: E marte 7 Shkurt 2012, 20:12 0 Komente

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar, që nga muaji i kaluar, ka zhvilluar hetime lidhur me një grup të personave të dyshuar për veprimtari kriminale. Të hënën, më 6 shkurt, rreth orës 15:30, me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake ka kontrolluar katër lokacione të ndara në dy rajone, atë të Pejës dhe Prishtinës. Bastisjet janë kryer në dy shtëpi të rajonit të Prishtinës, konkretisht në fshatin Babin Most të Komunës së Obiliqit, pronë e të dyshuarve të nacionalitetit serb, ku janë konfiskuar 5 kilogramë substancë narkotike e llojit heroinë, një veturë civile dhe para të gatshme 300 euro. Ndërsa në dy shtëpi në rajonin e Pejës janë konfiskuar tetë gramë substancë narkotike e llojit heroinë, si dhe një pushkë M48 me 27 fishekë Kal. 8.57 mm. Lidhur me këtë rast janë arrestuar 4 persona të dyshuar: A. B. (1973) dhe E. G. (1989), që të dy shqiptarë nga Kosova dhe serbë po ashtu nga Kosova, D. S. (1985) dhe M. R. (1984). Personat e arrestuar me autorizim të kryeprokurorit të Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë janë ndalura për 48 orë për të vazhduar me procedurë të mëtutjeshme. Gjatë këtij operacioni policor kanë asistuar njësitet policore të rajonit të Mitrovicës dhe Pejës.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve