Dy të arrestuar, konfiskohen rreth 19 kg marihuanë
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia rajonale në Mitrovicë, në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe krimeve të tjera, pas hetimeve njëjavore, në bashkëpunim me njësitë e tjera përkatëse, të enjten ka zhvilluar dy bastisje në rajonin e Mitrovicës. Si rezultat i këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar për dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”. Sipas zyrës së policisë rajonale në Mitrovicë të dyshuarit janë: Muhamet K. (1978) dhe Makfir S. (1966) shtetas të Kosovës. Gjatë bastisjes së njërës nga shtëpitë e personave të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 20 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një pushkë 8.5 mm prodhim italian, ku sasia totale e marihuanës së konfiskuar arrin në 18 kg. e 627 g. Personave të dyshuar me autorizim të PPQ-së në Mitrovicë u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente