Eksploziv në kazino, s’ka të lënduar
Prizren, 27 janar
Mbrëmë rreth orës 17:45, në tualetin e kazinosë ”ACT Magic”, që ndodhet në ambientet e hotelit “Theranda” në qendër të Prizrenit, ka ndodhur një shpërthim i cili ka shkaktuar dëme materiale, por jo viktima në njerëz, njofton zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha. Njësitet kompetente policore kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes. Sipas ekspertëve kundër eksplozivëve të policisë, lënda shpërthyese është aktivizuar me teledirigjim. Ende nuk dihet motivi i vendosjes së eksplozivit, por ekziston dyshimi se mund të ketë lidhje me konkurrencën. Pas shikimit të vendit të ngjarjes janë analizuar disa dëshmi që kanë çuar në arrestimin e një personi të dyshuar, i lindur më 1983. I dyshuari tanimë po mbahet në ambientet mbajtëse të policisë, ndërkaq provat materiale me shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedim të mëtejmë të rastit.
- Kapen babë e bir nga Tetova me 300 kg drogë
- Katër persona arrestohen për grabitje
- Metush Kamberi në gjyq për terrorizëm
- Refuzohet kërkesa e prokurores
- Kapen të dyshuarit për grabitje
- Një minator humb jetën aksidentalisht
- Zbulohen vjedhësit e busteve të dëshmorëve në Gjilan
- Vrasësi i mjekes dënohet me 25 burg
- Plumba në dhomën e gjumit
- Mitrovicë, zjarrvënie në një automjet
- Dyshohet të ketë vdekur nga alkooli dhe të ftohtit
- 22 muaj burg për kontrabanduesin nga Bosnja
- Vrasjet “politike”, në duar të EULEX-it dhe të Prokurorisë Speciale
- “Maskat” sulmojnë të riun shqiptar
- Arrestohen për prostitucion
- Të shtëna me armë zjarri
- Fuqizohet lufta kundër krimit dhe terrorizmit
- Dy të arrestuar, konfiskohen rreth 19 kg marihuanë
- Ngritet aktakuzë ndaj 9 avokatëve
- Disa turistë dhe banorë kanë mbetur të bllokuar në Rugovë




ad_d.jpg)


Komente