EULEKS: Kërkohet ndihmë nga jashtë për rastin Medikus
Prokurorët e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, thonë se në procesin kundër shtatë personave të akuzuar për trafikim të organve në rastin e njohur Medikus, kanë kërkuar ndihmë nga disa vende për indentifikimin e viktimave. “Ne kemi disa kërkesa për ndihmë juridike për shumë vende, përfshirë ato më të rëndësishmet, Federata Ruse, Izraeli, Ukraina dhe Turqia, për t’i identifikuar dhe lokalizuar viktimat e donatorëve si çështje urgjente”, i tha agjencisë AFP, prokurori special i BE-së, Xhonatan Ratel. Siç raporton REL, në rastin Medikus janë të akuzuar shtatë persona për trafikim të organeve dhe se ishin pjesë e unazës së krimit të organizuar. Ndër të akzuzuarit gjenden edhe ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së shëndetësisë së Kosovës, Ilir Rrecaj, urologu i njohur prishtinas, Lutfi Dervishi, pastaj mjeku turk, Jusuf Sonmez, dhe shtetasi izraelit, Moshe Harel.
Sipas aktakuzës, viktimat ishin rekrutuar nga vendet e varfëra të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore. Atyre u ishte premtuar shuma prej 15 mijë eurosh për organe, ndërsa ata që i pranonin këto organe paguanin edhe nga 100 mijë euro secili. Aktakuza thotë se afro 20 viktimave, që janë identifikuar deri tash, nuk u janë paguar shumat e premtuara, megjithqë organet u ishin marrë. Prokurori Xhonatan Ratel thotë se po punohet edhe me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Gjermaninë dhe Britaninë, për të gjetur më tepër viktima. “Ne po punohjmë në mënyrë intensive me të gjitha këto vende dhe përdorim çdo gjë që kemi, për t’i lokalizuar, identifikuar dhe për t’i pasur këto viktima si dëshmitarë”, tha Ratel.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente