description

EULEX: Ka të dyshuar për vjedhje në polici

Publikuar: E shtune 31 Korrik 2010, 4:45 14 Komente

Hetimet lidhur me skandalin e prillit të vitit 2009 në polici, konkretisht me vjedhjen që ndodhi në dhomën e dëshmive që gjendej në objektet e Policisë së Kosovës, për autoritetet kosovare vlerësohen si një hetim i dështuar. Përveç suspendimit të ca zyrtarëve policorë, të cilët më pas u rikthyen në vendet e tyre të punës, deri tash nuk është evidentuar asnjë person i dyshuar për autorë të kësaj ngjarjeje. Tashmë ky hetim u ka kaluar hetuesve të EULEX-it, të cilët pohojnë se janë disa persona të dyshuar lidhur me këtë vjedhje, por që nuk kanë dhënë detaje se a do të ketë arrestime dhe kur do të ndodhin ato. Se kjo ngjarje ka qenë një goditje e rëndë për Policinë e Kosovës, e konsideron edhe vetë ndihmësdrejtori i përgjithshëm për shtyllën kundër krimit në Policinë e Kosovës, Kadri Arifi. Lidhur me këtë vjedhje Arifi thotë se “edhe pse ka pasur shumë prononcime në lidhje me këtë çështje që pa dyshim ka qenë një rast i rëndë, një goditje e rëndë për Policinë e Kosovës edhe e ka dëmtuar rëndë imazhin e saj, ajo çka mund t’ju them, në asnjë rast tjetër nuk kemi pasur më shumë angazhime se sa që ka pasur për ndriçimin e këtij rasti. Në asnjë rast nuk kemi investuar më shumë se sa në këtë rast. Gjendja është ajo se në një moment të caktuar të zhvillimit të hetimeve pas një raporti që ne e kemi prezantuar në Prokurorinë Speciale është vendosur që hetimi të bartet në EULEX. Kështu që prej asaj kohe ne jemi duke asistuar në bazë të kërkesave që vijnë nga prokuroria apo bartës të lëndës që tash është departamenti ekzekutiv i EULEX-it”, ka thënë ai. Sipas Arifit se si ka ndodhur vjedhja është një çështje që është pak e vështirë të shpjegohet. “Në radhë të parë ne kemi pranuar edhe publikisht që ka qenë një dështim i sistemit të sigurisë. Fillimisht ne duhet ta pranojmë se ka dështuar perimetri i jashtëm i sigurimit fizik, pastaj edhe procedurat e brendshme hyrje – daljet në ato ambiente. Kësisoj, mund të dalë se sigurimi i jashtëm i atij ambienti, por edhe në drejtorinë e përgjithshme, nuk ka qenë në nivelin e caktuar, përderisa dikush ka mundur të hynte, të dilte dhe të kryente një veprim të tillë”, ka thënë z. Arifi. Lidhur me hetimet për këtë ngjarje e cila pati shkaktuar shqetësim tek opinioni kosovar për gjendjen e sigurisë në vend, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe se lidhur me këtë rast hetues të misionit të EULEX-it kanë konkluduar se janë disa persona të dyshuar lidhur me këtë vjedhje. ”Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së), Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar vazhdimin e hetimeve në rastin e ashtuquajtur “dhoma e dëshmive”, dmth vjedhjen në dhomën e dëshmive në ndërtesë të Policisë së Kosovës që ka ndodhur më 24/25 prill 2009. Në këtë hetim kompleks ka disa të dyshuar por që nuk mund të japim detaje më të hollësishme pasi që hetimet janë ende duke vazhduar. Hetimet për këtë rast janë duke u kryhet nga një ekip i përbashkët hetimor i përbërë nga Policia Ekzekutive e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale”, ka thënë zëdhënësi Krasniqi.

Printo Dërgo
  • di

Komente

  • Dritoni , Podujeve 08.08.2010 - 11:52

    Turp ma i madh ska per PK e per shtetin e Kosoves se kush po e udheheq Hajdutet po keta vet i kan vjedh si u benen ndryshe te gjith miljonera pse spo behemi edhe ne edhe ne po punojmi edhe kredi po marrim po spo mundemi me ba pasuri si HAJDUTET e udheheqsis se Kosoves TURP

  • tigri lipjan 07.08.2010 - 19:19

    o arrestoni sa me par kiminela droges po kriminelat jan breda shpks po arrstoni sa i perket zotris arifi nuk e ka byj at krim sa ka ndjenja morale familjare zotri arifi ska te te byj me at pun te vjedhjes se droges por jan do individ te lipjanit polici qe punon ata jan ne rrjet aak ldk ka polic lipja qe kan ble tok 8 hekter boj 1 ari 7000 ero 8hektar bojn 5miljon ero ka i boni aj me rrog policit 330 e ka ni vlla me 250ero kret token ka te ura lipjani te htcja po ja ka shit edhe htcs njo 60 ari po ashtu edhe ni polic koleg dadhaverev po kqyr trudh me ble rreth 400 mi ero po ka boni edhe ky ni shtepi ngat venezis kret da dhaveret jan te njo 5 polic te kumunes lipjanit nese nxinen keta me prova ka mu hamet krer kosova sa i perket

  • alberti lipjan 07.08.2010 - 19:02

    o arrestoni sa me par kiminela droges po kriminelat jan breda shpks po arrstoni

  • Luli 03.08.2010 - 23:18

    E cta te thuhet ne lidhje me kete rast? Pse, a aq veshtir eshte me e gjet se kush e ka kryer vjedhjen a? Po lerini keto dokrra te cilat as nje femi nuk i beson. Dihet se provat e kujt kan qene ato te cilat jan vjedh dhe kjo mjafton, apo jo?

  • ekrem gjilani 02.08.2010 - 4:04

    asht pak si absurd te thuhet qe jan hetimet ne vazhdim sepse deri sa ne dhomen e deshmive vidhen gjanat dhe nuk mundeni te dini se si u ber kjo vjedhje zotri asht nji genjeshter shum po mos harroni se populli nuk han bar ja une po ju them qe mbrenda nji jave te vij une ne dhomen e deshmive dhe do jav zbuloj se kush i ka vjdh zotri ju e dini shum mir qe ne at dhon nuk mundet te hyn qytetaret e thjsht dhe shum let e kini ta zbuloni qoft nevoja komplet stafin burgosne dhe dio te shifin se baba jem nuk ka ardh ti vjedh ato gjera sepse nuk punon aty kur policija e shtetit vjedh vaj halli per ket popull dhe po ta dini se kush asht ju nuk do ta arrestoni se shok jeni po ju i burgosni fukarat per nji qerre dru apo per ndoj gjob ne komunikacion

  • Albani 01.08.2010 - 3:25

    qysh me besu poplli ne shnet gjithkun kurropson kemi menu qe kemi polici te pastr si loti po edhe kta po bahnet si gjykatat e qeveri me plot kurropsjon kshtu sheteti nuk ec perpara kurr

  • Lika 01.08.2010 - 2:39

    SHPK mbetet nje organ i deshtuar derisa nuk zbardhet ky rast.

  • isak 01.08.2010 - 2:04

    Shume mire dihet se kush e ka kryer z.Arifi dhe ju e te gjithe pergjegjesit e dini dhe besoj se ne momentin kur te ndriqohet si denim do te shkarkoheni ju dhe te gjithe te involvuarit ne kete moszbardhje te ketij rasti.Turpi i madh do ti bie prape PK por qka te bejsh kur kemi kesi njerezish ne krye te saj.

  • ADI 01.08.2010 - 0:15

    MOS U MERZISNI Z ,ARIFI SE NDOSHTA JU NUK KENI MUNDESI APO FAKTE ME I NXJERR PARA GJYQIT KETA SHQIPTAR ME ZEMER TE SHKAUT QE I VODHEN DESHMITE E VETA PER TI FSHEHUR KRIMET E VETA QE I KAN BERE .ME VJEN SHUM KEQ NGA JU QE PO E GENJENI POPULLIN DUKE THENE SE KEMI INVESTUAR AQ SHUM NE KETE RASTE EDHE NUK KENI MUNDUR TE GJENI AS NJE PROVE,PO LERE ORE BURR I DHEUT PO KU KA NJERI NE BOTE QE E ZBULON VETEN SE QFAR KRIMESH KA BERE,POR DO TE BEFASOHENI NGA EULEX SE SI DO TI GJEJ KETA KRIMINEL QE PUNOJNE NE INSTITUCIONET ME TE RENDSISHME TE SHTETIT QE E KA EMERIN (POLICIA E KOSOVES)

  • Billi 31.07.2010 - 13:34

    Po leht se me hetu kete rast nuk ka, i kisha shti ne burg komplet stafin udheqes te Shtylles se krimit, per 72 ore ish zbulu ai rast, po per mos me u hetu kurr i kan kthy perseri ata ne te njejten pozit me i mshef mire gjurmt....marre per Policin ton krejt hajna....

  • ramadani 31.07.2010 - 12:23

    Ktu ka gisht kryeministri

  • kritiku 31.07.2010 - 11:44

    Ky eshte vertete nje lajm spektakular i cili shpresojme se do te qete ne shesh te gjitha detalet e kesaj vjedhje jo te zakonshme. Kjo vjedhje edhe pse ndodhi ne vendin ku duhet te luftohet me se shumti krimi, sikur ne nje menyre askush nuk ju pervesh hetimeve me intensitet te shtuar, duke marre parasyshe se nje vjedhje e tille nuk guxon te tolerohet pikerisht ne organin i cilki e lufton krimin.Rastet te tilla jane shume te rralla, apo thuaja se nuk ka fare ne bote..Dihet sipas rregullave te rendit shtepiak se kush eshte i nagrkuar me qelesin e dhomes se deshmive, kush ka qene ne ndrrim ne ate moiment kur ka ndodhur kjo vjedhje, dhe shume e shume detale tjera qe skane guxuar te nenqmohen dhe te lihen qe te marrin fryme fare, Te lumte EULEX vetem perpara se disave spo ju konvenon EULEXI, por

  • gilani-e 31.07.2010 - 9:31

    Qdo rast qe nuk hetohet eshte i deshtuar.Sepse hetimet i kan ber aty ku seshte dashur apo skan dashur ti bejn aty ku duhet.Hetimet ti bej hajni vet ska askund ne bot.

  • ALI 31.07.2010 - 7:06

    NUK E VLEN AS TE KOMENTOHET KY DESHTIM I KOORDINUAR I DESHTAKEVE TE ZINGJIRUAR NE KETE FENOMEN TANIME PER NE IRITUES SI QYTETARE.BEFSHIT MA MIRE ISHALLA.

KARAKTERE TE MBETURA

arkivi i lajmeve