EULEX-i arreston një zyrtar të MAP-it
Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it, të enjten në Prishtinë ka kryer bastisje në banesën private dhe zyrën e një administratori të teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës në lidhje me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Në një komunikatë të lëshuar nga EULEX-i, nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit, ndërsa njoftohet se hetimi është zhvilluar në lidhje me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. “Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet për pengim në mbledhje të provave. Ai aktualisht gjendet në paraburgim policor të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”, thuhet në komunikatë. Ndërkohë, Ministria e Administratës Publike konfirmon lajmin se sot, nga policia e EULEX-it, është arrestuar Gani Zogaj, zyrtar i Departamentit të e-qeverisjes dhe proceseve administrative në Ministrinë e Administratës Publike. “MAP, ashtu si edhe Qeveria e Kosovës, angazhohet për sundimin e ligjit në vend, si dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj që të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj ministrie.
- Droga, arrestohen pesë persona
- Në pranga dy grabitës të armatosur
- Të sëmurët psikikë ‘pushtojnë’ kryeqytetin
- Pezullohet përkohësisht procesi “Bllaca 2”
- Policia konfiskon 880 litra derivate kontrabandë
- Grabitësit dërgohen prapa grilave
- Nga 30 ditë paraburgim të arrestuarve për drogë
- SHBA: Ngritet aktakuza kundër Sami Osmakac
- Akuza për 1343 mashtrues gjatë zgjedhjeve
- Digjet një shtëpi nga zjarri
- Vendimi për Arid Ukën, më 10 shkurt
- Novotna: Prokurori Salustro gëzon imunitet
- KMDLNJ-ja e kritikon procesin “Kleçka”
- Suspendohet prokurori Fahri Nuhiu
- Konfiskohen cigare kontrabandë në vlerë 5 mijë euro
- Sulmohet personi në veturë
- Digjen dy shtëpi të pabanuara në Cërnicë
- Për borxh e sulmon me sëpatë!
- Seanca përfundimtare për trafikuesit e drogës
- Konfiskohen 17 kg substanca narkotike, prangosen 11 persona



ad_d.jpg)


Komente