Fuqizohet lufta kundër krimit dhe terrorizmit
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në cilësinë e drejtuesit të Ministrisë sponsorizuese, ka thënë se kjo ministri është duke përcjellë me kujdes të gjitha vërejtjet dhe propozimet që po jepen në këtë dokument të rëndësishëm në mënyrë që ai të jetë një Kod penal modern, çfarë edhe është synuar të bëhet në draftin e parë gjatë hartimit me grupin e ekspertëve.“Ministria e Drejtësisë i përcjell me vëmendje sugjerimet dhe vërejtjet që i jep komisioni, por gjithashtu mund të them se çdo gjë ka qenë perfekt dhe tash nuk mund të përmirësohet”, ka thënë ministri Kuçi, duke i vlerësuar pozitive debatet e zhvilluara në komisionin që e ka marrë përsipër trajtimin e projektkodit. “Është pjesë e orvatjeve tona për ta bërë një projektkod sa më të mirë, sa më të aplikueshëm. Dhe, ajo që mund të them është se baza filozofike e Ministrisë së Drejtësisë ka qenë që kodi të jetë modern, të jetë funksional për Kosovën dhe të jetë sipas standardeve ndërkombëtare. Unë besoj që deri diku e kemi arritur këtë qëllim”, ka nënvizuar Kuçi.
Nenet e reja në Kodin penal
Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit nga aspektet e veprimit terrorist do të jenë ndryshimet më substanciale që do të përfshihen në këtë kod të ri. “Kemi bërë disa nene të reja, ose kemi rishikuar ato që janë me rëndësi për opinionin publik, duke rritur edhe shkallën ë dënimit për to, sikur që është fjala për aktet terroriste, financimin e terrorizmit, mbështetjen për terrorizëm, krimit të fushës ekonomike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Ndryshimet në kod përfshijnë edhe ato rishikime në nene që e bëjnë të obligueshme edhe konfiskimin e përfitimeve materiale që dalin si përfitime të ardhura nga veprat e kryera penale, dhe për këtë është duke u përgatitur edhe një projektligj i veçantë. “Projektligji i veçantë për këtë segment do të quhet projektligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, apo si rezultat i veprës penale”, ka thënë Kuçi. Me qëllim të ashpërsimit të skajshëm të politikave ndëshkimore që ndërlidhen me format e krimit ekstrem të kategorive të caktuara, është paraparë dhe ka gjetur mbështetje edhe aplikimi i dënimit më burg të përjetshëm. “Ndëshkimi me burg të përjetshëm është risi dhe mendoj që për shkak të specifikave që kanë qenë në Kosovë, për shkak të mënyrës së kryerjes së veprave penale, kemi menduar që burgimi afatgjatë të ndryshohet në burgim të përjetshëm”, tha Kuçi.
Dënime edhe me gjobë
Për të ndjekur shembullin e vendeve të zhvilluara demokratike, ai tha se me Kodin e ri penal është paraparë që për vepra më të lehta penale të mundësohet edhe zëvendësimi dënimit me burg, me dënim me gjobë në të holla. “Këtu mund të ketë kritika se ata njerëz që gjenden mirë materialisht edhe mund ta kompensojnë, por është shkalla e kufizuar vetëm për 6 muaj”, tha ministri Kuçi.
Duke qenë se e drejta për votim ka qenë në të kaluarën një nga shkeljet e rënda që ka shpëtuar pa marrë dënimin meritor, Kuçi tha se edhe ky segment do të fuqizohet me Kodin e ri penal.“Ne e kemi paraparë një kapitull të veçantë që ka të bëjë me veprat penale kundër të drejtës për votim, që besoj se kësaj radhe është forcuar dhe këtu penalizohen të gjitha aspektet e mashtrimit në votim dhe parandalimi i votimit. Këtë e kemi zgjeruar edhe me veprën penale që është kërcënimi ose pengimi i kandidatëve, falsifikimi i rezultateve, pengimin e votimit, dhënien e mitos në lidhje me zgjedhjet dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve. Unë mendoj që këtu janë paraparë veprat specifike në kapitullin e 18 si kapitull i veçantë, ku janë paraparë dënimet që janë dukshëm më të rritura sesa më herët”, ka nënvizuar ministri Kuçi.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente