Gjatë 24 orëve të fundit, 47 aksidente
Vazhdon gjendja e rëndë në shumë rajone të Kosovës, për shkak të borës dhe ngricave. Rrugët magjistrale dhe rajonale janë të kalueshme, ndërsa i pakalueshëm mbetet vetëm pikëkalimi në Kullë, në drejtim të Malit të Zi. Zëdhënësi i Policisë, togeri Brahim Sadria, bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 47 aksidente, gjashtë prej tyre me lëndime, ndërsa të tjerat me dëme materiale. Njoftohet se ekipet e pastrimit të borës e kanë zhbllokuar rrugën magjistrale Mitrovicë-Podujevë, duke përfshirë edhe fshatrat shqiptare të Leposaviqit dhe të Zveçanit. Zyrtarët komunalë të Mitrovicës thanë se do të jenë në gatishmëri për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës. Behxhet Bala, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se tashmë janë zhbllokuar të gjitha rrugët, duke përfshirë edhe fshatin Kaqandoll, që kishte mbetur i izoluar prej të shtunës. Bala theksoi se është duke u punuar që të pastrohen edhe rrugët lokale nëpër fshatra, në mënyrë që të krijohen kushte për qarkullim të lirë të qytetarëve.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente