description

Gjermani: Arid Uka u dënua me burg të përjetshëm

Publikuar: E premte 10 Shkurt 2012, 16:49 0 Komente

Ekstremisti islamik, që ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, është dënuar të premten me burgim të përjetshëm, raporton REL. Gjykata Shtetërore në Frankfurt e ka dënuar Arid Ukën, 22 vjeçar, shqiptar nga Kosova, me burgim të përjetshëm, për dy vrasje. Ai, poashtu, është shpallur fajtor edhe për përpjekje për vrasje. Më 2 mars të vitit të kaluar, Uka i vrau dy ushtarët amerikanë, Nikolas Alden, 25 vjeçar nga Karolina Jugore, dhe Zakari Kudebek, 21 vjeçar, nga Virxhinia. Ushtarët amerikanë ishin në rrugën e tyre për në Afganistan.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve