description

Grabitësit dërgohen prapa grilave

Publikuar: E premte 3 Shkurt 2012, 19:54 0 Komente

Prishtinë, 3 shkurt

Për kryerje të veprës penale vjedhje, 24 orë pas arrestit janë sjellë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë Mark Bishi, Labinot Bellagoshi dhe Remzi Bucati. Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka marrë vendim që Mark Bishin, nga një fshat i qytetit të Shkodrës dhe Labinot Bellagoshin nga fshati Bajincë i Komunës së Lipjanit t’ua caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa ndaj Remzi Bucatit, i cili dyshohet për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale, masën e arrestit shtëpiak 30 ditësh. Lidhur më këto arrestime, nga ana e organeve të ndjekjes penale është bërë e ditur se “hetuesit rajonalë të Prishtinës kanë arritur të finalizojnë një aksion të filluar më datën 30 janar 2012, duke arrestuar tre persona, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të grabitjes. Rasti ka ndodhur më datën 30.01.2012 në Lipjan, saktësisht në një dyqan, ku personat e dyshuar i kanë grabitur viktimës para të gatshme (rreth 200 euro). Pas një pune intensive, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit M. Bishi, shtetas i Shqipërisë ( 20 vjeç), L. Bellagoshi, shtetas i Kosovës (20 vjeç) dhe R. Gucati, shtetas i Kosovës (33 vjeç)“, thuhet në raportin zyrtar.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve