description

Grabitje e armatosur në një kazino

Publikuar: E hëne 30 Gusht 2010, 21:48 6 Komente

Policia e Stacionit Policor në Ferizaj është informuar se në rrugën “12 Qershori‘’ në Ferizaj, në kazinonë ,,Merkur” ka ndodhur një grabitje e armatosur. Me të marrë informatën, njësitet policore u janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore dhe në vendin e ngjarjes janë informuar se dy persona të dyshimtë ,të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, nga punëtori i kësaj kazinoje kanë grabitur afër 6.500 euro (informatë kjo nga viktima e rastit). Pas kësaj të dyshimtit kanë kontrolluar tërë lokalin dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendngjarje ka dalë edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale, të cilët janë duke u marrë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, i cili autorizon hetimet rajonale që të ndërmarrin të gjitha veprimet lidhur me rastin. Për momentin nuk ka të arrestuar.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • niki 13.09.2010 - 9:29

    ishalla krejt kasinot i kallin se nambuten krejt gjdo gjysem metre jon qel ka dy kur hajr mo paqin kasinot

  • bellani 11.09.2010 - 11:26

    shum mir jakan bo halllall iikofshin

  • tipi 07.09.2010 - 8:02

    doni persh gjithmon ka qen ne ate shtet te varfer ka gjithmon me shum korupcion ,prostitucion, edhe bixhoz

  • Vanesa 04.09.2010 - 22:47

    Kazinot jane epiqendra e pares se piste e te ndyte,duhej mi mbyll te gjitha

  • berlini 04.09.2010 - 19:49

    Veq ishalla ju vyn ato pare se mir ja paskan bae ishalla krejt qka jon kasino i plaqkitin se i rjepen popullin fukaret kshtu qe veq perpara qka kae kasino ne kosov due mit plaqkti se as nuk paguin tatim as kurgjo veq per veti i marin

  • doni 02.09.2010 - 14:52

    o ishalla i plaqkitin e i kallin te gjitha kazinot e kosove.njashtu edhe te gjitha bastoret.si lejon shteti yne qe keto lojra te egzistojn,ku kemi aq varferi ne popullin ton.

arkivi i lajmeve