Grushtohen dy zyrtarë të QKUK-së
Pak para se të përfundojë orari i punës zyrtare në QKUK, të mërkurën ka ndodhur një përleshje në mes të dy zyrtarëve, Asllan Bucollit dhe Ilaz Germizajt. Përderisa Asllani është shef i kuzhinës qendrore të QKUK-së që nga viti 2009, dy javë më parë si u. d. i shefit të sektorit të ushqimit dhe servimit në kuzhinën e QKUK-së, është emëruar Ilaz Germizaj. Mollë sherri e kësaj ngjarjeje që kishte përfunduar me dhunë, ishte çështja e librezave sanitare të punëtoreve të këtij sektori. Asllan Bucolli ka thënë për gazetën tonë se pak para se ta përfundonte orarin i punës, në zyrën e tij është goditur në fytyrë nga zyrtari tjetër, i cili gjithashtu ka kompetenca të shefit në sektorin e ushqimit në kuzhinën qendrore të QKUK-së, Ilaz Germizaj. “Pak para se të përfundonte orari i punës, në zyrën time, Germizaj ka kërkuar nga unë që t’ia sjell dokumentin për librezat sanitare të punëtorëve. Unë ia shpjegova edhe një herë, se shkresa për librezat sanitare është dorëzuar në fund të dhjetorit, atëherë kur ai nuk ka qenë i punësuar dhe se tani nuk kam obligim ligjor që t’ia sjell dokumentin dhe të merrem serish me këtë çështje”, ka thënë Bucolli. Ky i fundit thotë se pas këtyre fjalëve, Germizaj e ka goditur në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore. “Pas kësaj, kam kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente ku i jam nënshtruar një kontrolli mjekësor”, ka shpjeguar Bucolli, duke shtuar se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Bucolli shpjegon se më parë nuk ka pasur kurrfarë konflikti me kolegun në fjalë. Bucolli ka thënë se Germizaj është punësuar pa konkurs në QKUK. E në anën tjetër, Germizaj këtë fakt e arsyeton si një mosmarrëveshje në mes atyre dyve. Ndërkohë, në lidhje me konfliktin që ka ndodhur mes dy të punësuarve në QKUK, është lajmëruar edhe Drejtoria Ekzekutive. Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së ka thënë se Drejtoria Ekzekutive po merret me rastin ne fjalë dhe do ta procedojë rastin sipas dispozitave ligjore në fuqi.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente