Humb jetën një 26-vjeçare
Një person i gjinisë femërore B.M. nga Prishtina, ka humbur jetën në pishinën e Gërmisë në Prishtinë. Policia rajonale e Prishtinës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me prokurorin, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17.30. B.M., e moshës 26-vjeçe, kishte dalë bashkë me burrin dhe dy fëmijët në pishinën e Gërmisë. Sipas dëshmitarëve, viktima ka qenë duke u larë në një pjesë jo të thellë të pishinës dhe është parë kur është rrëzuar. Trupi i viktimës është nxjerrë nga zhytësit e pishinës dhe i është dhënë ndihma e parë, ndërsa më pas është dërguar për në QKUK, ku mjekët konfirmuan vdekjen e saj. Me urdhër të prokurorit komunal të Prishtinës, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Dyshohet se B.M. ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër.
- Gjatë 24 orëve të fundit, 47 aksidente
- Prangoset një i dyshuar për shpërdorim të 77 mijë eurove
- Në Prizren mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit
- Aktakuzë ndaj një qytetari për falsifikim të votave
- Gjermani: Arid Uka u dënua me burg të përjetshëm
- Grushtohen dy zyrtarë të QKUK-së
- Salustro nuk dëshmon, Limaj i shpëton paraburgimit
- Afera “Medikus”, zhduket pa gjurmë dëshmitari kryesor
- Bosnjë: Arrestohet Luan Oruçi për posedim të heroinës
- Vetëplagoset gjahtari
- Dy grabitje në Gjilan
- Një person vdes në kamion
- Grabitje e armatosur në qendër të Mitrovicës
- Mbrojtja këmbëngul që prokurori Salustro të dëshmojë
- Dy shqiptarë e dy serbë kapen me 5 kg heroinë
- EULEKS: Kërkohet ndihmë nga jashtë për rastin Medikus
- Mbrojtja: Ditarin e “X”-it e shkruan katër persona
- Shpërthen zjarri në një shtëpi
- Paratë e humbura në bastore i deklaron si të vjedhura
- Vdes nga goditja e rrymës




ad_d.jpg)


Komente