description

Hyn në dhomën e mësimit, plagos tre nxënës

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 23:11 5 Komente

Ferizaj, 6 shtator

Në ambientet e gjimnazit “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj, të hënën, rreth orës 09:45, një person i dyshuar ka hyrë në një nga dhomat e mësimit të kësaj shkolle dhe nga revolja e tij ka shkrepur katër herë, duke plagosur me këtë rast tre nxënës: A.H. (16), G.R( 16) dhe A.R.(15). Togeri Policor, Agim Gashi, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, thotë se pas këtij akti i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitet përkatëse të Rajonit dhe të Stacionit policor të Ferizajt i kanë marrë të gjitha veprimet e duhura dhe janë vënë në kërkim të personit të dyshuar, i cili është i njohur për policinë. “Sipas mjekëve të Shërbimit të Emergjencës në Ferizaj, gjendja shëndetësore e viktimave është jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga të plagosurit është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy të tjerët janë duke u trajtuar në spitalin e Ferizajt”, njofton toger Gashi. Prokurori i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë ka autorizuar Njësitin e Hetimeve Rajonale të Ferizajt për të hetuar këtë rast. Plagosjen e tre nxënësve të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj të hënën e ka dënuar edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite që i bëri Ferizajt, duke e cilësuar këtë ngjarje si një lajm jo të mirë për Kosovën.

 

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • burim 16.09.2010 - 23:21

    me te vertet fat per nxensit dhe ju deshiroi sherim sa me te shpejt por per ket vrasesin kisha deshiru qe edhe se qenka i ri aq vjet sa ka ja kisha dhen burg une jetoi n franc por ksi gjera ndodhin ne dhjet vjet e n kosove eshte ber e perditshme per cdo dit ka ksi lloj raste vrasje po e njejta ndodh ne shqipri nuk kom komente per ket inshalla behet mir ndonjeher

  • agimi 08.09.2010 - 20:18

    duhet qe shkollat te monitorohen dhe te sigurohet ne menyre qe njerez nga jasht te mos kene mundes te hyn atje, keshtu per t'i ikur te keqes si kjo, e cila mund te jete edhe me e madhe.

  • shqipe 07.09.2010 - 16:17

    gezohem qe nuk ndodhi me e keqja e te kem viktima. nxenesve te plagosur i deshiroj sherim te shpejt. inshalla nuk ndodhin kso ngjarje ne vendin ton se nuk e meritojm si shtet i sapo lindur e te fillojm me kso ngjarje. lutem qe sa ma par autori te bie ne duart e drejtesis

  • Dhaskalli 07.09.2010 - 13:30

    Hyrja dhe vrasja( plagosja ishte vetëm shpëtim i rastsishëm ) e nxënësve të pafajshëm në një shkollë nga kushdoqoftë në një vend normal do të ishte temë e ditës për të gjitha institucionet e një vendi normal. Në Kosovë kjo ngjarje tragjike kaloi si mos të kishte ngjarë këtu në mesin tonë po në një planet tjetër. Reagimi i institucioneve, opinionit dhe mjeteve të informimit skandaloz.

  • Mali 07.09.2010 - 8:51

    Tmerr i vertete! Kur shikonim keso gjerash qe ndodhnin ne vendet tjera, thonim: "ja shihni, tek ne nuk ndodhin keso maskaralleqe"! Na erdhen keto gjera edhe tek ne! Vaj halli!

arkivi i lajmeve