description

Kapen babë e bir nga Tetova me 300 kg drogë

Publikuar: E mërkure 22 Shkurt 2012, 18:53 0 Komente

Babë e bir nga Tetova janë arrestuar dje në Bari, pasi në kamionin e tyre u gjetën rreth 300 kilogramë drogë marihuanë. Ata u ndaluan pas informacioneve paraprake që Ministria e Brendshme e Maqedonisë i kishte dhënë Ministrisë së Brendshme italiane, bën të ditur INA. Sipas njoftimit të MPB-së, kamioni i tipit "Mercedes" me targa të Tetovës, që drejtohej nga A.I (1954) nga Tetova, u ndalua në portin e Barit. Kamioni sipas dokumentacionit transportonte feronikel nga Maqedonia përmes Shqipërisë në Itali. Sipas burimeve policore, droga e llojit marihuanë ishte transportuar në një lokacion të Shqipërisë. Menjëherë pas mbërritjes së kamionit në portin e Barit, policia italiane ka bërë kontrollin e detajuar duke gjetur drogën prej 227 pakove të fshehura në brendinë e rimorkios. Sipas vlerësimeve të para, vlera e marihuanës në narko-tregun evropian arrin në 900 mijë euro.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve