Kapen të dyshuarit për grabitje
Autoritetet policore të Ferizajt kanë njoftuar se pas një pune të suksesshme operative, Njësitë e Hetimeve te Stacionit Policor në Shtime dhe të Hetimeve Rajonale të Ferizajt i kanë arrestuar: G.K., 22-vjeçar; E.M., 19-vjeçar dhe B.S., , të gjithë nga komuna e Shtimes, të dyshuar lidhur me disa raste të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda të ndodhura në Shtime. Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, toger Agim Gashi, ka njoftuar se gjatë arrestimit, te i dyshuari G.K. është gjetur edhe një pistoletë e tipit “Fuh pistole, model 27” të kalibrit 7,65 mm me një karikator dhe gjashtë fishekë. “Gjatë intervistimit, të dyshuarit kanë pranuar se në bashkëveprim kanë kryer grabitjet në Postën e qytetit, në filialin e “Vestern Union”, vjedhjet e rënda të kryera në marketet “Penny”, “Nazi” dhe “Dardani”, kafiterinë Home PUB, të gjitha këto në Shtime. Me rastin e bastisjes, te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 10 402 euro. Sipas deklaratave të të dyshuarve, gjësendet e vjedhura (stoli ari, artikuj të ndryshëm nga marketet) i kanë shitur kryesisht në Prizren”, ka thënë toger Gashi.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente