description

Katër persona arrestohen për grabitje

Publikuar: E mërkure 22 Shkurt 2012, 18:45 0 Komente

Mitrovicë, 22 shkurt

Hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës të sektorit kundër krimeve të rënda në Mitrovicë kanë arrestuar katër personave të dyshuar kryesorë për përfshirjen e tyre në rastin e grabitjes së armatosur të raportuar të ketë ndodhur më 14 janar rreth orës 19:00, në një barnatore private në rrugën “Fadil Deliqi” në lagjen ‘Bair’ të Mitrovicës. Në rastin e raportuar të grabitjes, dy viktimat e gjinisë femërore ishin vënë nën kërcënim të armës nga tre sulmuesit e tyre, ndërsa të njëjtit kishin arritur të marrin para në vlerë prej 300 euro dhe një telefon celular. Me autorizimet e ligjshme në procesin e hetimeve, hetuesit kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale, përfshirë armën, pistoletë tip “Zastava” 6.35mm, e cila besohet të ketë qenë e përfshirë në rast, si dhe telefonin celular që besohet t’i takojë viktimës së rastit të raportuar. Veç provave materiale të cilat lidhen drejtpërsëdrejti në rastin e grabitjes, në njërën nga shtëpitë e të dyshuarve, hetuesit kanë identifikuar dhe sekuestruar edhe katër qese të vogla me rreth 8 gramë, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuana. Katër të dyshuarit e arrestuar, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptar, janë intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa dy prej katër të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, me vendim të prokurorit publik. Ndaj njërit prej të dyshuarve janë iniciuar hetimet lidhur me posedimin e substancave të dyshuara narkotike.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve