KMDLNJ-ja e kritikon procesin “Kleçka”
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë (KMDLNJ) vlerëson se në rastin “Kleçka” janë shkelur të gjitha nenet e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut të OKB-së. KMDLNJ në kuadër të mandatit mbikëqyr edhe proceset gjyqësore nga aspekti i respektimit i të drejtave të njeriut për personat e akuzuar. Në një komunikatë të lëshuar për medie, të enjten, thuhet se në këtë kontekst KMDLNJ-ja e përcjell edhe gjykimin ndaj të akuzuarve për rastin “Kleçka”. Në komunikatë bëhet e ditur se KMDLNJ, në asnjë mënyrë nuk ndërhyn duke e prejudikuar fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve, e cila është kompetencë ekskluzivisht e gjykatave, mirëpo reagon në rast kur vlerëson se ka shkelje të procedurës, kur dëmtohet interesi i viktimave apo i të akuzuarve. “Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut e OKB-së shprehimisht në nenin 7 thotë: Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabartë para ligjit... Pastaj, neni 8 përcakton: Gjithkush ka të drejtë për mjete efektive juridike para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga Kushtetuta dhe ligjet. Neni 10 thotë gjithashtu: Gjithkush e gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur dhe të paanshme në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo akuze penale. Dhe pika 1 neni 11 thotë se: Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet. KMDLNJ mendon se në rastin ‘Kleçka” janë shkelur të gjitha nenet e kësaj deklarate deri në këtë fazë të procesit. KMDLNJ vlerëson se thirrja dhe fshehja prapa imunitetit të prokurorit Salustro përfundimisht e komprometon procesin, duke e bërë atë të dyshimtë dhe për pasojë e pësojnë edhe viktimat, si dhe do të pamundësohet e drejta për mbrojtje efektive para ligjit për të akuzuarit. Prokurori i rastit në fjalë pas fakteve të reja vetëm sa mund të pengojë zbardhjen e së vërtetës, për shkak të qasjes së tij diskriminuese dhe shkeljeve të vazhdueshme të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst, KMDLNJ kërkon që të krijohen kushtet për një gjykim të drejtë, të paanshëm, jashtë çdo ndikimi politik, pas të cilave gjykata do ta marrë një vendim të mbështetur në prova. KMDLNJ kërkon drejtësi për viktimat nëpërmjet zbardhjes së rastit.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente