description

Konfiskohen 17 kg substanca narkotike, prangosen 11 persona

Publikuar: E mërkure 1 Shkurt 2012, 17:48 0 Komente

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar që nga muaji nëntor 2011, ka zhvilluar hetime lidhur me një grup të personave të dyshuar për veprimtari kriminale. Kështu me 31.01.2012 rreth ora 21;30 me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka kontrolluar katër lokacione në rajonet e Pejës dhe Prizrenit. Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur 17 kg substancë narkotike që dyshohet se është e llojit heroinë, dhe një sasi e preparateve për përzierje të substancave narkotike, një peshore, një mikser si dhe janë sekuestruar 15.287.00 euro. Në lokacionin e dytë në veturën e njërit nga të dyshuarit janë gjetur 150 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë. Pastaj është kontrolluar edhe shtëpia e tij ku janë sekuestruar 2.400 euro dhe një pistoletë e tipit “C. Zastava” 7.65 mm dhe 50 fishekë 7.65 mm. Në lokacionin e tretë njërit nga të dyshuarit i janë sekuestruar 300 euro. Në lokacionin e katërt në një fshat ne komunën e Prizrenit, gjatë bastisjes janë sekuestruar një peshore dhe dy këllëf për presim të narkotikëve. Shuma e përgjithshme e heroinës së konfiskuar është: 17kg e 150gr. Shuma e përgjithshme e parave te konfiskuara është: 17.985.00 (shtatëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë) euro. Janë konfiskuar edhe dy vetura. Personat e arrestuar janë: A.Q., viti i lindjes 1977, V.Q, 1990, D.Q, 1990, M.Q., 1958, R.N., 1966. S.Q., 1969, H.M., 1983, Xh.V, 1968, R.V., 1966, S.Q., 1967, B.D., 1963. Të gjithë këta persona me urdhër të prokurorit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, njofton Zyra e Informimit e DPP-së.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve