Konfiskohen cigare kontrabandë në vlerë 5 mijë euro
Mitrovicë, 1 shkurt
Njësitë patrulluese të stacionit veri në Mitrovicë, janë alarmuar në kërkim dhe ndjekje të një automjeti “W Golf 4”, ngjyrë e kaltër, pa targa të regjistrimit, i cili paraprakisht nuk ishte ndaluar në një pikë kontrolli të vendosur nga Policia e Kosovës, në rrugën “Çeta e Minatorëve” në veri të Mitrovicës. Pak minuta më vonë, automjeti i dyshuar, është identifikuar dhe ndaluar nga njësitë patrulluese ndërsa ngasësi i automjetit, është identifikuar si një 32 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptare, i cili është vënë nën kontroll të Policisë së Kosovës, pa ndonjë incident. Gjatë kontrollit fizik, brenda në automjet, policia ka identifikuar; dhjetë (10) pako me nga pesëdhjetë (50) boksa cigare, për të cilat ngasësi nuk posedonte asnjë dokumentacion për prejardhjen dhe transportin e mallit të ngarkuar. Lidhur me këtë rast, stacioni policor veri në Mitrovicë, ka kërkuar asistencën e hetuesve rajonal kundër krimeve ekonomike dhe të zyrtarëve të doganave të Kosovës, për të sekuestruar mallin e dyshuar të Kontrabanduar. Malli i sekuestruar, besohet të arrijë vlerën e rreth 5000 (pesëmijë) euro. Automjeti i dyshuar së bashku me mallin e ngarkuar, janë deponuar në terminalin doganor të Mitrovicës, për regjistrim të rastit dhe inicim të procedurave hetimore.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente