Konfiskohet një automjet, dyshohet se është vjedhur
Mitrovicë, 27 janar
Policia njoftoi se në rrugën “Mbreti Petër”, zyrtarët policorë të stacionit veri në Mitrovicë ndaluan për kontroll një automjet, i cili dyshohet të jetë i vjedhur. Si rezultat i një pune të efektshme në kuadër të planit patrullues dhe parandalues në sektorë, njësia patrulluese e stacionit veri ka ndaluar për kontroll automjetin e tipit “Audi A-4” ngjyrë metalike, me targa të republikës së Serbisë “BG”, të cilin e drejtonte një 35 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, banor i Kosovës. Pas veprimeve të para hetimore në vend të ngjarjes, policët kanë vërtetuar se automjeti ishte me afat të skaduar të regjistrimit, ndërsa targat e vendosura në automjet i përkisnin një kohe më të vjetër të regjistrimit. Ngasësi i automjetit nuk posedonte asnjë autorizim për vozitjen e tij. Ngasësi i automjetit të dyshuar, së bashku me veturë, janë shoqëruar në stacionin policor për inicim të rastit, ndërsa hetuesit rajonalë të drejtorisë rajonale të Mitrovicë janë njoftuar për detajet e identifikuara. Prokurori publik i çështjes është informuar lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra të policisë, ndërsa automjeti i dyshuar i vjedhur është sekuestruar nga policia deri në verifikim të plotë të dhënave origjinale të tij. Rasti është iniciuar si vepër penale me dyshim të “falsifikimit të dokumentacionit”, ndërsa hetuesit e sektorit të auto-krimeve janë duke ndjekur vazhdimin e procedurave hetimore.
- Kapen babë e bir nga Tetova me 300 kg drogë
- Katër persona arrestohen për grabitje
- Metush Kamberi në gjyq për terrorizëm
- Refuzohet kërkesa e prokurores
- Kapen të dyshuarit për grabitje
- Një minator humb jetën aksidentalisht
- Zbulohen vjedhësit e busteve të dëshmorëve në Gjilan
- Vrasësi i mjekes dënohet me 25 burg
- Plumba në dhomën e gjumit
- Mitrovicë, zjarrvënie në një automjet
- Dyshohet të ketë vdekur nga alkooli dhe të ftohtit
- 22 muaj burg për kontrabanduesin nga Bosnja
- Vrasjet “politike”, në duar të EULEX-it dhe të Prokurorisë Speciale
- “Maskat” sulmojnë të riun shqiptar
- Arrestohen për prostitucion
- Të shtëna me armë zjarri
- Fuqizohet lufta kundër krimit dhe terrorizmit
- Dy të arrestuar, konfiskohen rreth 19 kg marihuanë
- Ngritet aktakuzë ndaj 9 avokatëve
- Disa turistë dhe banorë kanë mbetur të bllokuar në Rugovë




ad_d.jpg)


Komente