Lirohet i dyshuari për vrasjen e policit Zymberi
Është liruar personi Radisha Vuqiniq, i cili është arrestuar nga policia e EULEX-it, nën dyshimin se ka lidhje me vrasjen e policit Enver Zymberaj. Raportohet se EULEX-i, lirimin e tij e ka arsyetuar se është arrestuar gabimisht. Një zëdhënëse e EULEX-it, ka thënë për media se identiteti i të arrestuarit është kuptuar gabimisht, dhe se ai nuk ishte personi që po kërkonin. Kurse avokati i Vuqiniqit, Zeqir Maxhuni ka thënë për Kosovapress se gjykatësi ndërkombëtar i EULEX-it ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit dhe ka liruar Vuqiniqin në mungesë të provave. Ai tha se ekziston një tjetër i dyshuar me emër dhe nofkë tjetër që ndërlidhet me rastin, ndërkohë që është arrestuar personi tjetër. Sipas tij, Vuqiniq është liruar nga përgjegjësia dhe se është hedhur poshtë kërkesa për caktimin e paraburgimit dhe se nuk ka pasur fakte për asnjë nga gjashtë veprat penale për të cilat është dyshuar, dhe për çka i është kanosur rreziku me burg prej 40 vitesh. Seanca dëgjimore është mbajtur në ndërtesën e Gjykatës Supreme në Prishtinë, ndërkohë që ai ka qenë i dyshuar për disa vepra penale, përkatësisht vrasje, tentim vrasje, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës dhe armëmbajtje pa leje. Në lidhje me rastin, në kërkim janë edhe këta persona, Sllobodan Vuqiniq, Ratomir Bozhoviq, Radovan Radiq, Millovan Vllashkoviq, Dushan Jovanoviq dhe Radomir Kasalloviq.
- Kapen babë e bir nga Tetova me 300 kg drogë
- Katër persona arrestohen për grabitje
- Metush Kamberi në gjyq për terrorizëm
- Refuzohet kërkesa e prokurores
- Kapen të dyshuarit për grabitje
- Një minator humb jetën aksidentalisht
- Zbulohen vjedhësit e busteve të dëshmorëve në Gjilan
- Vrasësi i mjekes dënohet me 25 burg
- Plumba në dhomën e gjumit
- Mitrovicë, zjarrvënie në një automjet
- Dyshohet të ketë vdekur nga alkooli dhe të ftohtit
- 22 muaj burg për kontrabanduesin nga Bosnja
- Vrasjet “politike”, në duar të EULEX-it dhe të Prokurorisë Speciale
- “Maskat” sulmojnë të riun shqiptar
- Arrestohen për prostitucion
- Të shtëna me armë zjarri
- Fuqizohet lufta kundër krimit dhe terrorizmit
- Dy të arrestuar, konfiskohen rreth 19 kg marihuanë
- Ngritet aktakuzë ndaj 9 avokatëve
- Disa turistë dhe banorë kanë mbetur të bllokuar në Rugovë




ad_d.jpg)


Komente