description

“Maskat” sulmojnë të riun shqiptar

Publikuar: E hëne 20 Shkurt 2012, 8:30 0 Komente

Mitrovicë - Burime të policisë kanë konfirmuar se të shtunën, rreth orës 20:30, ka ndodhur një sulm ndaj një të riu shqiptar përpara ‘Tre rrokaqiejve’, në kohën kur ai po kthehej në banesën e tij. Mësohet se i riu Edon Balaj është sulmuar rrahur dhe lënduar rëndë nga tre persona të maskuar, ekstremistët serbë, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Shokë dhe familjarë të Edon Balajt si dhe nëna e tij, Eminja, janë tronditur nga gjendja të cilën e kanë gjetur të birin në rrugë, ndërsa më pas ata e kanë ndihmuar duke e transportuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për mjekim. Konfirmohet se tre persona të maskuar kanë sulmuar me shufra të hekurit një shqiptar, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda, ndërsa viktima është dërguar në spital. Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja ka ndodhur sonte, rreth orës 20:30, në zonën e ‘Tre rrokaqiejve’ në pjesën matanë Ibrit në veri të Mitrovicës. Viktima e këtij sulmi, sipas familjarëve të tij, ka thënë se në kohën kur ishte duke shkuar në banesën e tij, tek ‘Tre rrokaqiejt’, kur pa pritur tre persona të nacionalitetit serb, me maska dhe me shufra të hekurit e kanë sulmuar pa ndonjë arsye, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë, dorën e djathtë dhe në pjesë të tjera të trupit. Sipas tij, sulmuesit në gjuhën serbe gjatë tërë kohës e kanë ofenduar edhe në baza nacionale. Ngjarja dhe sulmi i mbrëmshëm është ka konfirmuar edhe nga zyrtarët policorë në policinë rajonale në Mitrovicë, të cilët njoftuan se policia është informuar për ngjarjen nga personeli i shtëpisë së shëndetit në Mitrovicë. Banorët joserbë të 'Tre rrokaqiejve" dhe strukturat komunale kanë dënuar sulmin dhe janë shprehur me indinjatë kundër rasteve të tilla, duke kërkuar nga policia gjetjen e kryesve të këtij rasti, ndërkohë që kanë ripërsëritur kërkesën e shpeshtë për prani të shtuar dhe permanente në këtë pjesë të qytetit, sikurse dhe në zonat e tjera me popullsi të përzier.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve