Mbrojtja: Ditarin e “X”-it e shkruan katër persona
Prishtinë, 6 shkurt
Edhe të hënën ka vazhduar procesi gjyqësor i të ashtuquajturit “Rasti Kleçka”, me ç’rast me organet e drejtësisë janë duke u përballur ish-luftëtarët e lirisë, Fatmir Limaj dhe 9 të tjerët. Që në fillim të procesit gjyqësor, prokurori Maurisio Salustro ka bërë të ditur se kishte biseduar me një dëshmitarë, i cili, sipas Salustros, është i gatshëm që të bisedojë me trupin gjykues, por jo edhe me palët, duke paralajmëruar edhe për deponim nga ana e tij të një dokumenti sekret të EU-së. Këto dokumente, sipas prokurorisë, mbrojtja nuk mund t’i shohë. Në këtë seancë është trajtuar edhe besueshmëria ose jo e provave të dëshmitarit “X” si dhe thirrja e prokurorit të rastit, Maorisio Salustro, në cilësinë e dëshmitarit. Mbrojtja e ka dorëzuar sot një dëshmi të një ekspertize grafologjike që ajo ka bërë lidhur me vërtetësinë e shkrimit të autorit në ditarin e dëshmitarit “X”. Sipas mbrojtjes, në këtë analizë del se ditari mbi bazën e të cilit edhe është nisur i tërë rasti “Kleçka” është shkruar nga katër njerëz të ndryshëm dhe jo vetëm nga dëshmitari “X”, siç pretendohet. Meqë prokuroria nuk bëri deri tani një analizë të grafologjisë për ditarin e dëshmitarit Agim Zogaj, një veprim të tillë e ka bërë mbrojtja, e cila ka angazhuar ekspertin e grafologjisë në Shqipëri, Hysni Kotri. Sipas Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt, dhe bashkë-iniciues i analizës së grafologjisë, tregon se ekspertiza e nxjerrë nga eksperti i kësaj çështjeje pasqyron se ditari i dëshmitarit “X” është shkruar nga katër autorë të ndryshëm.
“Prova më e rëndësishme, të cilën ne e kemi deponuar sot, është një ekspertizë e bërë nga një ekspert i autorizuar i grafologjisë është nga Tirana dhe unë me kolegun Kahn kemi bërë një kërkesë për ekspertizën e ditarit të dëshmitarit “X”, Agim Zogaj, dhe nga rezultatet dhe ekspertizat që i ka dhanë eksperti del se të paktën nga katër duar është shkruar ditari. Do të thotë, sipas ekspertit, nuk është ajo që ditarin e ka shkruar vetëm Agim Zogaj, por aty janë katër persona të ndryshëm, sepse dallimet në shkrime janë në katër pika, të cilat i ka marrë si model për ekspertizë dhe kjo tregon se besueshmëria e ditarit të dëshmitarit “X”, Agim Zogaj, po ashtu edhe deklaratat e tij është në nivelin zero”, ka thënë ai. Rrecaj ka shtuar se dëshmia e analizës së grafologjisë së ditarit është edhe një mbështetje shtesë, e cila e arsyeton kërkesën e mbrojtjes që kaherë e ka bërë për një analizë të tillë, por që është neglizhuar. Ai shfaq shpresën se trupi gjykues do të marrë vendim që analiza grafologjike e ditarit të dëshmitarit “X” të bëhet sa më parë. Më tej, mbrojtja ka insistuar që prokurori Maurisio Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit. Pala mbrojtëse mendon se dëshmia e prokurorit do ta ndihmonte procesin në zgjidhjen e shumë pikëpyetjeve që po e shoqërojnë këtë proces. Kjo kërkesë e mbrojtjes që sa kohë është duke u bazuar në akuzat që Agim Zogaj i ka bërë në ditarin e tij ndaj prokurorit Salustro. Në mbështetje të kësaj kërkese doli edhe Ramiz Krasniqi, avokat mbrojtës i Belul Limajt, i cili citoi pjesë nga ditari i Agim Zogajt, e që kanë të bëjnë me akuzat e tij ndaj prokurorit Salustro, duke thënë se “prokurori po më shkatërron, Salustro po më bën presion, Salustro po më çon në vdekje”. Mendim mbështetës lidhur me ftesën e prokurorit Salustro në cilësinë e dëshmitarit e dha pas seancës edhe Bajram Tmava, avokat mbrojtës i Nasen Krasniqit, i cili tha se në ditar janë disa gjëra që vetëm prokurori Salustro mund t’i sqarojë. Avokati Rrecaj shton se nëse deklaratat e “X”-it karshi prokurorit dalin të rreme, atëherë duhet që edhe deklaratat e po të njëjtit dëshmitar me të cilat akuzohet Fatmir Limaj të dalin si të pavërteta. Seanca e radhës në rastin “Kleçka” mbahet sot, prej orës 10.00, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente