Mbrojtja këmbëngul që prokurori Salustro të dëshmojë
Prishtinë-Ish-luftëtarë të UÇK-së, Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala, Refki Mazreku, Behlul e Fatmir Limaj, Besim Shurdhaj, edhe të martën kanë qëndruar në bankën e të akuzuarve nën akuzat e prokurorit italian Maurisio Salustro për krime të luftës kundër popullatës civile, në një seancë në të cilën është diskutuar në lidhje çështjen e këtij prokurori për t’u dëgjuar në cilësi të dëshmitarit. Janë dhënë arsye dhe detaje nga ana e mbrojtjes për dëgjimin e prokurorit në këtë cilësi, madje nuk ka munguar as prezantimi në mënyrë kronologjike për veprime gjatë procesit hetimor ku mbrojtja ka aluduar se ka qenë e anashkaluar. Nga ana tjetër, është përmendur edhe lista e dëshmitarëve e prezantuar gjatë seancës së kaluar prej nëntë dëshmitarëve, dy prej të cilëve pjesë e stafit lokal, ndërsa të tjerët të atij ndërkombëtar.
“Ne si mbrojtje kemi qenë të pafuqishëm që të pengojmë veprimet dhe nuk i kemi shikuar gjërat zi deri në rastin e vdekjes së “Dëshmitarit X”. Spekulimet i vërteton vdekja e dhunshme e “Dëshmitarit X ”, kanë thënë mbrojtësit e të akuzuarve, duke kërkuar që të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit Maurisio Salustro për të rrëfyer rreth “Dëshmitarit X” që nga kontaktet e ditëve të para e deri me rastin e vdekjes. Seanca ku pritet të nxirret vendimi nëse do të dëgjohet prokurori Salustro në cilësi të dëshmitarit pritet të mërkurën.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente