Mbytet një qytetar i Kosovës në Durrës
Një shtetas i Kosovës është mbytur të dielën paradite në bregdetin e Durrësit. Bëhet e ditur se viktima është Jahir Kabashi 23 vjeç nga Prizreni, i cili ndodhej në Durrës për të kaluar fundjavën së bashku me të vëllanë.
Të dy vëllezërit po bënin plazh në sektorin “Apolonia” fare pranë vendit ku pak ditë më parë u arrit të zhvendosej një anije, e cila kishte ngecur në breg prej disa muajsh.
Për të zhvendosur anijen punëtorët ishin detyruar të thellonin fundin e detit rreth e qark anijes.
Nga të dhënat e para mësohet se dy vëllezërit, të cilët nuk dinin not, pa ditur, kanë rënë në gropën e thellë të krijuar pas zhvendosjes së anijes.
Sipas medieve në Tiranë, disa fëmijë që po notonin me gomone të vogël i kanë ardhur në ndihmë njërit prej vëllezërve, ndërsa 23-vjeçari është përpirë nga fundi i detit.
Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të forcave speciale të RENEA-s për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë. Polumbarët thanë se gropa kishte qenë aq e thellë, sa dhe ato, specialistë të notit, ishin thithur nga fundi i detit krejt papritur.
Komente
- Gjatë 24 orëve të fundit, 47 aksidente
- Prangoset një i dyshuar për shpërdorim të 77 mijë eurove
- Në Prizren mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit
- Aktakuzë ndaj një qytetari për falsifikim të votave
- Gjermani: Arid Uka u dënua me burg të përjetshëm
- Grushtohen dy zyrtarë të QKUK-së
- Salustro nuk dëshmon, Limaj i shpëton paraburgimit
- Afera “Medikus”, zhduket pa gjurmë dëshmitari kryesor
- Bosnjë: Arrestohet Luan Oruçi për posedim të heroinës
- Vetëplagoset gjahtari
- Dy grabitje në Gjilan
- Një person vdes në kamion
- Grabitje e armatosur në qendër të Mitrovicës
- Mbrojtja këmbëngul që prokurori Salustro të dëshmojë
- Dy shqiptarë e dy serbë kapen me 5 kg heroinë
- EULEKS: Kërkohet ndihmë nga jashtë për rastin Medikus
- Mbrojtja: Ditarin e “X”-it e shkruan katër persona
- Shpërthen zjarri në një shtëpi
- Paratë e humbura në bastore i deklaron si të vjedhura
- Vdes nga goditja e rrymës




ad_d.jpg)


ju shprehe ngushllime familjes kabashi nga thellsia e zemres po me gjith at ka pas fat vllau tjeter qe nuk osht mbyt