description

Mitrovicë, zjarrvënie në një automjet

Publikuar: E hëne 20 Shkurt 2012, 19:10 0 Komente

Një automjet privat, tip “Jeep Grand Cherokee”, besohet se është djegur si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me një substance ndezëse rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së diel, në rrugën “Llolle Ribara” në veri të Mitrovicës. Polica njofton se automjetit të djegur i janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz. Zjarri është shuar pas intervenimit të zjarrfikësve. Njësitë policore të cilat kanë reaguar në vendngjarje kanë intervistuar ankuesin, një 44-vjeçar, të përkatësisë etnike serbe, i cili dyshonte se zjarri i vënë në automjetin e tij ishte shkaktuar nga ana e një të dyshuari të njohur për të, të përkatësisë etnike serbe, i cili më parë ishte fjalosur me djalin e ankuesit. Policia e Kosovës ka regjistruar rastin si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa motivi i mundshëm i këtij akti kriminal besohet të jetë kërcënimi i regjistruar në Zubin Potok. Policia është në kërkim të dyshuarit të mundshëm të këtij akti kriminal, ndërsa identiteti i tij është i njohur.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve