description

Në pranga dy grabitës të armatosur

Publikuar: E shtune 4 Shkurt 2012, 20:24 0 Komente

Hetues policorë nga Stacioni policor i Prizrenit kanë arritur që të identifikojnë e tanimë të arrestojnë dy nga katër të dyshuarit që patën kryer grabitje të armatosur në dy shtëpi në lagjen "Arbanë". Ngjarja ka ndodhur më datën 20 janar të këtij viti, diku para mesnate, kur të katër të dyshuarit të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në dy shtëpi ku banonin dy familje dhe nga aty kanë grabitur gjësende, si: katër telefona celularë të llojit "Nokia"; "HTC" e "Samsung" , Laptop etj. ,njofton zëdhënësi i policisë në Prizren, togeri Hazir Berisha. Policia ka arritur t'i gjejë gjësendet e grabitura të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurë gjyqësore ndaj të dyshuarve, të cilët po mbahen nën masën e arrestit policor. Ndërkaq, tanimë po punohet për hetimin e rasteve të tjera të grabitjeve dhe vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky grup. Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t'i kalojnë prokurorisë për procedurë të mëtejme.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve