Në Prizren mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit
Njësia e hetimeve për krime ekonomike dhe korrupsion në Prizren, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës (Departamenti i Lojërave të fatit), Doganat e Kosovës dhe njësitë operative të Drejtorisë rajonale të Prizrenit kanë zhvilluar një operacion të kontrollit të disa bizneseve të lojërave të fatit në rajonin e Prizrenit. Lajmi është bërë i ditur për “Kosova Sot“ nga Policia e Kosovës. Sipas policisë, ky kontrollim është bërë me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë joformale dhe njëherësh është bërë edhe zbatimi i planit të veprimit për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale 2010-2012. “Pas kontrollimit të detajuar nga të gjitha institucionet relevante merret vesh se këto biznese kanë punuar në kundërshtim me ligjin për lojëra të fatit me numër 2004/35. Gjithashtu ligji e parasheh që të gjitha këto biznese janë të ndaluara që ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në afërsi të objekteve dhe të institucioneve fetare, historike apo arsimore. Si rezultat i këtij operacioni janë mbyllur 14 lokale, janë shqiptuar katër gjoba me nga 1000 euro dhe tri gjoba me nga 250 euro. Gjobat u janë shqiptuar pronarëve të lokaleve për mungesë të mbajtjes së librave dhe në disa lokale gjatë kontrollit janë hasur edhe persona të mitur duke luajtur baste, gjë që është në kundërshtim me ligjin numër 2004/35“, kanë njoftuar zyrtarë të Policisë së Kosovës.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente