description

Nga 30 ditë paraburgim të arrestuarve për drogë

Publikuar: E premte 3 Shkurt 2012, 19:53 0 Komente

Pas konfiskimit të 17 kg substancave narkotike të llojit heroinë, me ç’rast policia arrestoi 12 persona, me vendim të gjykatës, 10 prej tyre dërgohen në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Janë të dyshuarit Rifat Vuçetaj, Besnik Dejolli, Skënder Çallaku, Dardan Çallaku, Nyazi Hakioglu, Rexhep Nikqi, Safet Çallaku, Naser Çallaku, Veton Çallaku, Agron Çallaku, Xhevat Buqetaj dhe Shefqet Lajçi, të cilët nën masa të rrepta të sigurisë janë sjellë nga ana Policisë së Kosovës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ishte Njësia Speciale ajo që e bëri transportimin e të dyshuarve nga qendrat e paraburgimit, në të cilat u mbajtën ata që nga arrestimi i kryer të enjten nga Policia e Kosovës, prej nga edhe i dorëzuan në bazë të urdhëresës së Prokurorisë së Qarkut te gjyqtari i Procedurës Paraprake, i cili në orët e vona të mbrëmjes së enjte mori vendimin ndaj 10 të arrestuarve prej 30 ditësh paraburgim, ndërsa dy të tjerëve ua caktoi masën e arrestit shtëpiak. Janë të dyshuarit Dardan e Veton Çallaku, të cilëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar, që nga muaji nëntor 2011, ka zhvilluar hetime lidhur me një grup të personave të dyshuar për veprimtari kriminale, që rezultoi me një operacion kontrolli në katër lokacione në rajonet e Pejës dhe Prizrenit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 17 kg substancë narkotike, që dyshohet se është e llojit heroinë, dhe një sasi e preparateve për përzierje të substancave narkotike, një peshore, një mikser, duke u sekuestruar 15.287.00 euro. Janë konfiskuar edhe dy vetura.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve